Analizat e një studimi që përfshin mbi një milion gra, treguan se femrat të cilat rregullisht konsumojnë përpunime të mishit kanë një probabilitet më të lartë prej 9% të zhvillimit të kancerit të gjirit.
Sipas hulumtimit, konsiderohet se zvogëlimi i konsumimit të mishit të përpunuar mund të jetë një ndihmë e madhe në parandalimin e kancerit të gjirit.
Sigurisht, studiuesit theksojnë se këto rezultate nuk dëshmojnë drejtpërdrejt se rritja e konsumit të produkteve të mishit çon në shfaqjen e kancerit të gjirit.
Gjithashtu, duhet të përmendet se Organizata Botërore e Shëndetësisë përpunimet e mishit i kategorizon si produkte ancerogjene.
Sipas Fondit botëror të hulumtimit të kancerit, kanceri i gjirit është forma më e zakonshme e kancerit tek femrat anembanë botës. Në të njëjtën kohë, studiuesit theksojnë se, sipas analizave dhe vlerësimeve të mëparshme, rreth një e katërta e rasteve të kancerit të gjirit mund të parandalohet.