Njerëzit të cilët rregullisht konsumojnë sasi të mëdha të pijeve të ëmbla janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të madh të zhvillimit të sëmundjeve renale, tregon studimi i ri i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, i botuar javën e kaluar në Clinical Journal of the American Society of Nephrology. Hulumtimi i cili përfshiu 3 000 të anketuar tregoi se, konsumi i pijeve të ëmbla e rrit rrezikun e sëmundjes kronike renale (dobësimin) për 61%.
Mendohet se rezultatet e këtij hulumtimi mund të kenë implikime për shëndetin publik. Edhe pse në disa qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës taksat e pijeve të ëmbla u rritën, konsumi i tyre, sipas analizave akoma është i lartë.
Sipas mendimit të ekspertëve, është jashtëzakonisht e rëndësishme që njerëzit me sëmundje të veshkave të bëjnë kujdes ndaj të ushqyerit të tyre, si dhe për atë që pijnë. Adoptimi i një diete të shëndetshme, sëmundjen kronike të veshkave mund ta çojë në lehtësim.