Konsumimi i tepërt i sheqerit ka ndikim negativ në zhvillimin e trurit tek fëmijët e vegjël

Sheqeri praktikisht gjendet në shumicën e rafteve të dyqaneve ushqimore dhe veçanërisht është i pranishëm tek ato produkte që shiten për fëmijët.

Fëmijët janë konsumatorët më të mëdhenj të sheqerit, edhe pse ushqimi është i pasur me sheqer kjo është e lidhur me probleme shëndetësore si mbipesha dhe sëmundjet e zemrës, madje edhe me funksionin e dëmtuar të kujtesës, raporton Science Daily.

Megjithatë, shumë pak ka njohuri, në atë se se, si konsumimi i sasive të mëdha të sheqerit gjatë fëmijërisë ndikon në zhvillimin e trurit, veçanërisht në pjesën që njihet si shumë e rëndësishëm për të mësuarit dhe kujtesën, i quajtur hipokampus.

Hulumtimi i ri i udhëhequr nga një anëtar i fakultetit nga Universiteti i Gjeorgjisë në bashkëpunim me një grup kërkimor nga Universiteti i Kalifornisë Jugore, tek minjtë që janë përdorur si eksperiment, kanë treguar se konsumimi i përditshëm i sheqerit dhe pijeve të ëmbla gjatë adoleshencës dëmton aftësinë për të mësuar dhe mbajtur mend në moshën madhore.

Hulumtimet kanë konfirmuar ndikimin negativ të sheqerit në tru

Grupi më tej zbuloi se ndryshimet në bakteret e zorrëve mund të jenë çelësi i dëmtimit të kujtesës të shkaktuar nga sheqeri. Duke mbështetur këtë mundësi, studiuesit zbuluan se deficite të ngjashme memorie u vunë re edhe kur bakteret, të quajtura Parabacteroides, u futën eksperimentalisht në zorrët e kafshëve që nuk kishin konsumuar kurrë sheqer.

Pasojat negative të një ushqimi të pasur me sheqer

Duke pasur parasysh rolin e hipokampusit në funksione të ndryshme kognitive dhe faktin që sfera është ende në zhvillim në adoleshencën e vonë, studiuesit u përpoqën të kuptonin më shumë rreth cenueshmërisë së tij ndaj një diete me shumë sheqer.

Në eksperiment, minjve u dhanë sheqer 11%, e cila është e krahasueshme me pijet e ëmbëlsuara që janë të disponueshme në treg. Minjtë më pas kryen një detyrë që ishte krijuar për matjen e kujtesës kontekstuale episodike, ose për të njohur kontekstin në të cilin ata më herët kishin parë një objekt të njohur.

“Zbuluam se minjtë që konsumonin sheqer kishin një aftësi të dëmtuar për të dalluar nëse një objekt ishte i ri në një kontekst të caktuar, një detyrë që minjtë që nuk konsumonin sheqer ishin në gjendje ta kryenin,” thanë studiuesit. Detyra e dytë e kujtesës mati kujtesën bazë të njohjes, një funksion memorie të pavarur nga hipokampusi që përfshin aftësinë e kafshëve për të njohur diçka që kanë parë më herët. Në këtë detyrë, sheqeri nuk kishte asnjë efekt në njohjen e kafshëve.

Përktheu dhe përshtati:S.N