Konsumoni fruta dhe perime me ngjyrë të kuqe, të kaltër dhe vjollcë për një zemër të shëndetshme

Njerëzit, ushqimi i të cilëve është i pasur me antocianine, ka një rrezik prej 9% më të ulët të zhvillimit të sëmundjeve koronare të zemrës.

Një studim i kohëve të fundit ka treguar efektet pozitive të frutave dhe perimeve me ngjyrë të kuqe, vjollcë dhe të kaltërt mbi sistemin kardiovaskular dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Bëhet fjalë për frutat dhe perimet që përmbajnë antocianine, pigmente natyrale që i përkasin klasës së flavonoidëve.

Në këtë studim, me analizimin e 19 studimeve, të cilat përfshinë më shumë se 600 000 të anketuar nga Evropa, Australia dhe Shtetet e Bashkuara u zbulua se njerëzit, ushqimi i të cilëve është i pasur me antocianine, ka një rrezik prej 9% më të ulët të zhvillimit të sëmundjeve koronare të zemrës dhe një rrezik prej 8% më të ulët të vdekjes si rezultat i sëmundjeve të zemrës, në krahasim me të anketuarit ushqimi i të cilëve është më i varfër sa i përket antocianineve.

Me antocianine, më e pasur ështa aronia, më pas numërohen manaferrat Akai, lëvorja e patëllxhanit, boronicat e egra, boronicat e kuqe, rrush frëngu i zi dhe i kuq, mjedrat dhe lakra e kuqe.