Konsumoni karrota dhe vezë për sy të shëndetshëm

Futja e artikujve të vërtetë ushqimor në dietën e përditshme, mund të ndikojë ndjeshëm në ruajtjen e shëndetit të syve.

Futja e artikujve të vërtetë ushqimor në dietën e përditshme mund të ndikojë ndjeshëm në ruajtjen e shëndetit të syve. Ushqimi karrota, vezë dhe perime jeshile janë ndër zakonet kryesore të ushqimit që ne duhet të praktikojmë nëse duam një pamje të pakrahasueshme të mprehtë.

  • Karrota – beta karoteni, i cili i jep ngjyrë portokalli karrotës, e ndihmon retinën dhe pjesët tjera të syrit të funksionojnë në mënyrën e duhur.
  • Perimet e gjelbra të pasura me lutein dhe zeaksantin, antioksidantë që zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular dhe kataraktës.

  • Vezët – e verdha e vezës gjithashtu përmban lutein dhe zeaksantin, por edhe zinku i cili  është i mirë në parandalimin e zhvillimit të degjenerimit makular.
  • Citruset, manaferrat, mjedhrat, rrushi i frengut, boronicat – këto artikuj ushqimor janë të pasura me vitaminë C, i cili është shpëtimtar i shikimit dhe vitaminë që e zvogëlon rrezikun e kataraktës.
  • Bajamet – janë të pasura me vitaminë E, e cila parandalon degjenerimin makular.