Pas moshës 50 vjeçare, shumë meshkuj janë të detyruar të urinojnë shpesh dhe urgjent, për të cilën shkaktar është prostata e zgjeruar, që quhet hiperplasia beninje e prostatës (BHP), por nëse simptomat janë më të dobëta, simptomat mund të rregullohen me reduktimin e lëngjeve.
Rreth 1.5 litra lëngje në ditë – është sasia e rekomanduar e marrjes së lëngjeve, citon Instituti Gjerman për cilësinë dhe efikasitetin e kujdesit shëndetësor.
Për të shmangur zgjimin gjatë natës për të shkuar në banjo, meshkujt këshillohen të mos pinë lëngje një deri dy orë para gjumit. Kjo gjë vlen veçanërisht për futjen e lëngjeve që përmbajnë kafeinë ose alkool, pasiqë ato kanë veti diuretike.
Hiperplasia beninje e prostatës mund të dëmtojë sekretimin e urinës, pasi presioni i rritur e shtyn uretrën, e cila e transmeton urinë nga fshikëza në penis. Nëse simptomat e vështirësojnë cilësinë e jetës, ose nëse komplikohen dhe shfaqen infeksione të traktit urinar, për shkak se shprazet plotësisht fshikëza. Meshkujt duhet të drejtohen tek mjeku amë ose urologu, i cili do t’ju përshkruajë terapinë e përshtatshme me barna.
Rreth shtatë nga dhjetë burra të cilët do të drejtohen tek mjek për problemet me prostatën e zgjeruar, caktohet terapia e tillë, sugjeron Instituti gjerman.