Kur sëmuremi dhe atëherë është fare e qartë se nuk është në gjendje të mirë, të gjithë pyesim veten se sa mirë funksionojnë mbrojtja natyrale e trupit tonë dhe sa efektive janë dieta e shëndetshme dhe jeta aktive, të cilat e dimë se forcojnë sistemin imunitar.
Por ka disa parametra të qartë dhe të verifikuar që mund të na ndihmojnë të kuptojmë gjendjen e imunitetit tonë. Sigurisht, nuk do të vraponi te mjeku sa herë që jeni kurioz se si po funksionon sistemi juaj imunitar, por këto teste laboratorike mund të bëhen në një kontroll mjekësor vjetor ose të rastit.
PASQYRA E PLOTË E GJAKUT
Pasqyra e plotë e gjakut është mënyra e shpejtë për të parë nëse ka mosfunksionim të qelizave imune. Pasqyra e gjakut mat karakteristikat e ndryshme të gjakut, duke përfshirë qelizat e kuqe dhe të bardha të gjakut, trombocitet, hemoglobinën dhe hematokritin. Llojet e ndryshme të qelizave të bardha të gjakut (si neutrofilet, limfocitet, bazofilet…) mund të zbulojnë shumë për përgjigjen tonë imune. Për shembull, neutrofilet rriten kur kemi ndonjë infeksion.
SHËNDETI METABOLIK DHE SHËNUESIT INFLAMATORË
Shëndeti metabolik dhe inflamacioni shkojnë paralelisht me imunitetin, pasi sistemi imunitar vepron si sensor i gjendjes sonë metabolike. Ju mund të organizoni me mjekun tuaj për të kontrolluar shënuesit e shëndetit metabolik – perimetrin e belit, tensionin e gjakut, sheqerin në gjak, lipidet, ndërsa proteina C-reaktive (CRP), ferritina serum dhe D-dimerët do të sinjalizojnë nëse ka inflamacion në trup.
STATUSI I VITAMINËS D
Dihet tashmë se roli i vitaminës D është i rëndësishëm për imunitetin tonë dhe përqendrimi adekuat i saj konsiderohet të jetë ≥ 75 nmol/L. Nivele më të ulëta mund të priten tek ata që ekspozohen rrallë në diell, veshin veshje mbrojtëse, personat me ngjyrë më të errët, lëkurë të yndyrshme, ata që marrin medikamente që ndikojnë në metabolizmin e vitaminës D, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe foshnjat, njerëzit që operohen, si dhe ata që vuajnë nga osteoporoza, sëmundje të veshkave dhe mëlçisë, sëmundje autoimune, malinje, endokrinologjike, neurologjike, psikiatrike.
NIVELI I VITAMINËS C
Vitamina C luan rol të madh në imunitetin. Ai stimulon përhapjen e limfociteve për të luftuar kundër pushtuesve të huaj në trup dhe ndihmon neutrofilet të “hanë” dhe të shkatërrojnë mikrobet e këqija. Megjithëse bëhet rrallë, mund të kërkohet testimi laboratorik i niveleve të acidit askorbik në plazmë. Por nëse dietës suaj i mungojnë mjaftueshëm frutat dhe perimet, si dhe proteinat, ju pini duhan, mishrat e dhëmbëve tuaj rrjedhin gjak kur lani dhëmbët, ose kohët e fundit keni pasur sëmundje ndjekur nga temperatura, keni bërë një operacion ose keni përjetuar një lloj stresi, mund të dyshoni se nivelet vitaminës C janë të ulëta. Tek të rriturit, simptomat e mungesës së vitaminës C zhvillohen vetëm pas disa muajsh. Por herët mund të shfaqen: plogështi, dobësi, nervozizëm, humbje peshe. Më vonë shfaqen simptoma që lidhen me çrregullimet e indit lidhor. Plagët shërohen më ngadalë dhe hapen lehtësisht dhe mund të ndodhë gjakderdhje spontane.
NIVELI I ZINKUT
Zinku është mineral në gjurmë që është kritik për zhvillimin dhe funksionimin e shumë qelizave imune në përgjigjet tona imune të lindura (neutrofile, makrofagë dhe qeliza vrasëse natyrore) dhe të fituara (qelizat B dhe qelizat T). Për të testuar nivelin tuaj natyral të zinkut, mund të bëni test serumin. Gama e referencës është 9-18 mmol/L, ndërsa niveli i reduktuar mund të pritet te ata me sëmundjen e Crohn, kolit ulceroz, sëmundje celiake, sëmundje kronike të mëlçisë, alkoolizëm, humbje të zinkut (diabet, djegie, marrja e laksativëve, diarre), si dhe në ato me ushqim parenteral.