Hulumtimet e fundit tregojnë se madje një e treta e të rinjve dhe personat e moshës së mesme vuajnë nga tensioni i lartë, ndërsa mbi 50% prej tyre as që e dinë se kanë këtë problem. Gjysma e atyre me diagnozë të konstatuar dështojnë nuk arijnë t’i mbajnë në normale vlerat, shpesh për shkak të terapisë joadekuate.
SIMPTOMAT NDODH QË TË MOS SHFAQEN
Rritja e vlerave të tensionit të gjakut zakonisht nuk identifikohet si problem, prandaj është shumë e rëndësishme që në çdo gjashtë muaj të kontrolloni gjendjen e organizmit, për shkak të zbulimit të hershëm të sëmundjes. Vlerat e larta për të paktën tri herë me rradhë konfirmojnë diagnozën. Pas kësaj, zakonisht kontrollohet niveli i kolesterolit dhe sheqerit në gjak, funksioni i veshkave dhe dëmtime të mundshme të organeve. Shpesh është e nevojshme që të bëhet edhe echocardiogram .
NDIQNI SKEMËN
Te shumica e të rinjve dhe personat e moshës së mesme me hipertension, janë rritur vlerat sistolike (numri i lartë) dhe diastolike (numri i ulët) të tensionit. Rritja e tensionit sistolik te të rinjtë zakonisht nuk është një gjendje e rëndë, sidomos nëse vlerat e tensionit diastolik nuk janë rritur. Por, rritja e tensionit diastolik tregon problem serioz, sidomos nëse dihet se vlerat e tregojnë tensionin gjatë kohës kur personi nuk është në lëvizje.
FAKTORËT E RREZIKSHMËRISË
Faktori i trashëguar ose shprehitë e jetesës mund të jenë shkaktar i problemit. Nëse njëri ose të dy prindërit kanë hipertension, rreziku që fëmija i tyre të ketë këtë problem rritet. Mungesa e aktivitetit fizik në jetën e përditshme dhe pesha e tepërt, sidomos në pjesën e belit, gjithashtu bëjnë pjesë te faktorët e rrezikshmërisë. Disa janë të ekspozuar ndaj një rreziku të veçantë: Tensioni i lartë i gjakut gjatë shtatzanisë, megjithëse nuk është se paraqitet rrallë, gjithmonë përbën shqetësim. Në fakt, hipertensioni në kushte të shtatzanisë është shkaku kryesor i çrregullimeve dhe vdekjes së nënës dhe foshnjës. Hipertensioni gjatë shtatzanisë është i vështirë për t’u mjekuar. Nëse shtatzënia përfundon me sukses, tensioni i gjakut normalizohet, por rreziku i zhvillimit të hipertensionit gjatë jetës mbetet i lartë.
SHPREHITË E SHËNDETSHME JANË TË RËNDËSISHME
Përmirësimi i zakoneve të jetës e bën më të lehtë rregullimin e tensionit të gjakut. Vlerat kufitare zakonisht nuk kërkojnë përdorimin e barnave, por ato mund të stabilizohen me mënyrën e jetesësës së shëndetshme, me kontroll të rregullt në çdo gjashtë muaj. Personat, vlerat e të cilëve janë rritur ndjeshëm, duhet të marrin barna për të parandaluar dëmtimin e organeve. Por nëse jeni në mjekim, dhe po bëni një mënyrë të shëndetshme jetese, i mbani vlerat në normale dhe nuk keni komplikime të tjera organike, ekziston mundësia që terapia gradualisht t’u hiqet.