KORONAVIRUSI: 5 simptoma të variantit omikron që nuk duhet t’i shmangni

Sipas të dhënave aktuale, varianti omikron është më i theksuar se variantet e mëparshme dhe duket se shkakton një pasqyrë klinike të lehtë deri në të moderuar.

Ky variant i ri i koronavirusit ka mbi 30 mutacione në proteinës S (proteina me gjemba), gjë që i bën ekspertët të besojnë se ekziston mundësia që omikroni të anashkalojë imunitetin ekzistues dhe për këtë arsye të përhapet më shpejt.

Mjekët dhe shkencëtarët po përpiqen të nxjerrin informacione të reja për këtë variant të ri dhe deri më tani pesë simptoma lidhen me variantin omikron.

LODHJA

Omikron mund të shkaktojë lodhje të rëndë ose rraskapitje ekstreme. Personi mund të ndihet shumë i lodhur, të ketë pak energji dhe dëshirë të fortë për të pushuar dhe e gjithë kjo mund të dëmtoj kryerjen e obligimeve të përditshme.

GËRVISHTJE NË FYT 

Njerëzit e infektuar me omikron kanë më pak gjasa të ankohen për dhimbje, dhimbje të fytit, ndërsa me shumë gjasa raportojnë një ndjesi “gërvishtjeje” në fyt. Edhe pse këto dy simptoma mund të jenë disi të ngjashme, e para mund të lidhet më shumë me dhimbje të fytit, ndërsa e dyta është më e dhimbshme.

TEMPERATURA TRUPORE PAK E LARTË

Temperatura e lehtë deri në mesatare është një nga shenjat e sëmundjes COVID-19. Por ndërsa ethet nga llojet e mëparshme kanë pasur efekt afatgjatë te pacientët, varianti aktual shkakton një temperaturë të lehtë trupore që përmirësohet dhe zhduket vetë.

DHIMBJE TRUPI DHE DJERSITJE GJATË NATËS

Djersitjet gjatë natës mund të jenë gjithashtu një simptomë e infeksionit omikron. Njerëzit djersiten aq shumë gjatë natës, saqë rrobat dhe shtrati i tyre lagen. Djersitjet e natës mund të shoqërohen me simptoma të tjera, duke përfshirë dhimbje në të gjithë trupin.

KOLLË E THATË

Mjekët thonë se kolla e thatë është një simptomë e mundshme e variantit omikron. Kolla e thatë ishte një nga simptomat më të zakonshme në variantet e mëparshme.

Të dhënat e deritanishme sugjerojnë se omikron shkakton simptoma kryesisht të lehta. Ndryshe nga më parë, personat e infektuar me omikron nuk raportojnë humbje të nuhatjes dhe shijes, e cila ishte simptomë karakteristike e koronavirusit në fillim të pandemisë.