Koronavirusi, gripi, alergjia apo ftohja? Përgjigjuni disa pyetjeve dhe zbuloni

Temperatura, kolla ose vështirësia në frymëmarrje mund të zbulojnë nëse është koronavirus, ftohje e zakonshme ose alergji.

Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve thekson se simptomat janë të lidhura me koronavirusin, megjithëse ato janë shumë të ngjashme, si rasti i ftohjes, gripit ose alergjive. Sidoqoftë, vështirësia në frymëmarrje besohet të jetë simptomë e cila aktualisht lidhet drejtpërdrejt me koronavirusin.

Këto janë disa pyetje për t’ju ndihmuar që të kuptoni simptomat dhe të identifikoni se për cilën gjendje bëhet fjalë.

KORONAVIRUS, GRIP, FTOHJE OSE ALERGJI?

Keni temperaturë (ethe)?

♦ Nëse përgjigjja është PO, pyesni veten a keni ndonjë problem edhe me vështirësi në frymëmarrje?

♦ Nëse përgjigjja është PO: Ndoshta bëhet fjalë për koronavirusin, ndërsa simptomat tjera janë kolla, dobësimi i përgjithshëm dhe shterja, si dhe lodhja.

♦ Nëse përgjigja është JO: Mund të jetë grip, dhe simptomat e tjera janë kolla, dobësimi i përgjithshëm dhe shterja, si dhe lodhja.

Keni temperaturë (ethe)?

♦ Nëse përgjigjja është JO, pyesni veten nëse ju kruhen sytë?

♦ Nëse përgjigja është PO: Ndoshta bëhet fjalë për alergji, ndërsa simptomat tjera janë teshtima dhe rrjedhja e hundëve.

♦ Nëse përgjigjja është JO: Ndoshta bëhet fjalë vetëm për ftohje, ndërsa simptomat tjera janë teshtitja, rrjedhja e hundëve dhe siklet në gjoks.

Këto janë simptomat e zakonshme, dhe është e rëndësishme të theksohet se ato ndryshojnë nga personi në person, prandaj është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun në të gjitha situatat e mësipërme.

Pacientët me koronavirus besohet se fillimisht pësojnë simptoma të lehta deri në të rënda të sëmundjeve respiratore, ndërsa ato mund të shfaqen nga 2 deri në 14 ditë pas kontaktit me një person të infektuar.

Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve këshillojnë të shmangin kontaktin e afërt me njerëzit që janë të sëmurë, të teshtijnë në shami dhe të mbulojnë gojën kur kolliten. Duart duhet të lahen shpesh, të ajrosen dhomat në të cilat po qëndroni, të dezinfektohen sipërfaqet dhe duart me mjetet adekuate. Këshilla më e rëndësishme është të qëndroni në shtëpi nëse jeni i sëmurë, përveç nëse keni nevojë për ndihmë mjekësore.