Sipas rezultateve të një studimi të ri, COVID-19 mund të rrisë rrezikun e mpiksjes së gjakut tek gratë shtatzëna, si dhe ato që marrin pilula kontraceptive të estrogjenit ose terapi për zëvendësimin e hormoneve.
Një nga komplikimet e shumta të COVID-19 është formimi i mpiksjes së gjakut te individët e shëndetshëm më parë. Në këtë rast, estrogjeni rrit mundësinë e formimit të një mpiksje gjaku gjatë shtatëzanisë dhe te gratë që marrin kontraceptiv ose terapi për zëvendësimin e hormoneve.
Gratë me COVID-19 që janë shtatzënë ose marrin kontraceptiv oral, theksojnë ekspertët, duhet t’i nënshtrohen terapisë antikoagulante ose të ndalojnë marrjen e medikamenteve që përmbajnë estrogjen.