Koronavirusi i ri tashmë numëron 12 simptoma. Kush janë ato?

Përveç simptomave tashmë të njohura, janë regjistruar edhe tre simptoma të reja të koronavirusit të ri.

Qendra e amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, shtuan edhe tre simptoma të tjera në listën zyrtare të simptomave të COVID-19:

  • Rrjedhje e hundëve ose hundë të zëna
  • Të përziera
  • Diarre

Përveç simptomave që u përmendën më sipër, në listën e mëhershme të simptomave gjendeshin edhe këto:

  • Temperatura e lartë trupore
  • Kollitja
  • Gulçim ose vështirësi në frymëmarrje
  • Humbja e papritur e ndjenjës së nuhatjes ose shijes
  • Lodhja
  • Dhimbje muskulore
  • Dhimbje koke
  • Dhimbje të fytit
  • Të vjella

Ekspertët theksojnë se një problem i madh është se këto simptoma nuk janë specifike vetëm për COVID-19, por edhe për një numër problemesh të tjera shëndetësore, siç janë ftohja, gripi dhe reaksionet alergjike. Duke pasur parasysh këtë, mos e diagnostikoni veten me koronavirusin sapo t’ju rrjedhin hundët, por këshillohuni me mjekun amë për udhëzime të mëtejshme.

Nga ana tjetër, kini kujdes, sepse të mos keni simptoma nuk do të thotë që nuk jeni 100 përqind i infektuar – ekziston një numër i madh i rasteve asimptomatike, prandaj është e rëndësishme të mbani maskë mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe të ruani distancën fizike në mënyrë që të parandaloni përhapjen e virusit.