Koronavirusi mund të shkaktojë sulm në tru tek pacientët më të rinj

Të dhënat tregojnë një rritje të shtatëfish të incidencës së sulmit në tru te pacientët e rinj me COVID-19. Shumica e këtyre pacientëve nuk kanë qenë të sëmurë më herët, dhe janë trajtuar në shtëpi me simptoma të buta ose aspak të COVID-19.

Është i njohur fakti se të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike janë më të ekspozuar ndaj zhvillimit të rëndë të COVID-19. Gjithashtu mendohet se personat e rinj në një përqindje më të madhe kishin formë më të lehtë të sëmundjes, por mjekët paralajmëruan se infeksioni me koronavirusin e ri mund të shkaktojë sulm të papritur në tru te njerëzit midis moshës 30 dhe 40 vjeçare.

Të dhënat tregojnë një rritje të shtatëfish të incidencës së sulmit në tru te pacientët e rinj me COVID-19. Shumica e këtyre pacientëve nuk kanë qenë të sëmurë më herët, dhe janë trajtuar në shtëpi me simptoma të buta ose aspak të COVID-19.

Përndryshe, rreziku i sulmit në tru rritet me shtimin e moshës, por sulmi në tru mund të ndodhë në çdo moshë. Zakonisht, ata të moshës mbi 65 vjeçare kanë një rrezik të rritur ndaj sulmit në tru.

Duhet të theksohet se personat me COVID-19 kanë më shumë të ngjarë të kenë sulm në tru nëse kanë sëmundje të tilla si hipertensioni, sëmundje të zemrës ose diabeti. Në të njëjtën kohë, këta pacientë kanë rrezik më të lartë të zhvillimit të mpiksjes së gjakut.

Sipas mendimit të ekspertëve, pacientët që janë pozitivë për koronavirusin e ri duhet t’u kushtojnë vëmendje edhe shenjave dhe simptomave të sulmit në tru.