Koronavirusi nuk tregon ngadalësim të përhapjes! Këto janë 4 gjërat kryesore që duhet t’i dini

Në të gjithë botën ka mbi 20 000 persona të infektuar, mbi 400 të vdekur, ndërsa në Evropë 28 persona të infektuar.

Koronavirusi, sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, është i pranishëm në nëntë vende evropiane. Numri më i madh i rasteve të konfirmuara është në Gjermani, ku janë 12 persona të prekur.

Sipas të dhënave nga Kina, ku provinca Hubei është vatër e epidemisë, koronavirusi nuk tregon ngadalësim të përhapjes, përkundrazi. Shkalla e vdekjes nga koronavirusi në Kinë është përgjithësisht 2.1%, ndërsa provinca e përmendur është 3.1%. Shumica e personave që ndruan jetë ishin të moshës mbi 60 vjeçare dhe kishin sëmundje të tjera.

CILAT JANË SIMPTOMAT?

Simptomat përfshijnë ethet, kollitjen dhe vështirësi në frymëmarrje. Mund të shfaqen 2 – 14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit.

KUSH ËSHTË BURIM I VIRUSIT DHE SI SHPËRNDAHET?

Punonjësit e shëndetësisë nuk janë të sigurt se cila është origjina e virusit dhe sa lehtë përhapet.

Virusi mund të përhapet nga njeriu në njeri, ndërsa në një artikull të revistës England Journal of Medicine, është përshkruar se si një grua nga Kina infektoi katër bashkëpuntorë të një kompanie përpara se të shfaqte ndonjë simptomë.

Koronavirusi mund të gjendet edhe në kafshë të ndryshme, si macet dhe lakuriqët. Një raport thekson edhe gjarpërinjtë si burim të mundshëm të virusit. Virusi mund të lidhet me çdo treg të kafshëve të gjalla Wuhan – që aktualisht janë të mbyllur.

A EKZISTON NDONJË VAKSINË?

Tani për tani, jo, por po punohet rreth një vaksine që duhet të testohet në muajt e ardhshëm. Testi po bëhet për të parë nëse ilaçi është i sigurt, dhe nëse tregohet se është, testimi do të zbulojë se si funksionon.

SI TESTOHET SËMUNDJA?

Nuk ka trajtim specifik për virusin, pacientët marrin ndihmë për të lehtësuar simptomat. Pacientët që janë të hospitalizuar mund të kenë nevojë edhe për ndihmë të frymëmarrjes.