Koronavirusi rikthehet, por sa duhet të shqetësohemi?!

Një variant i ri i koronavirusit me një numër të lartë mutacionesh i COVID-19 i quajtur BA.2.86 është zbuluar në Zvicër dhe Afrikën e Jugut, përveç Izraelit, Danimarkës, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, sipas një zyrtari të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Një variant i ri i koronavirusit me një numër të lartë mutacionesh i COVID-19 i quajtur BA.2.86 është zbuluar në Zvicër dhe Afrikën e Jugut, përveç Izraelit, Danimarkës, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, sipas një zyrtari të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Lloji i ri i Omicronit bart më shumë se 35 mutacione në pjesët kryesore të virusit në krahasim me XBB.1.5, varianti dominues për pjesën më të madhe të vitit 2023 – një numër afërsisht i barabartë me variantin Omicron që shkaktoi infeksione rekord në krahasim me paraardhësin e tij.

Për herë të pare u detektua në Danimarkë më 24 korrik. Që nga ai moment, ai është zbuluar edhe tek pacientët e tjerë simptomatikë, gjatë ekzaminimit rutinë të aeroportit dhe në mostrat e ujërave të zeza në disa vende.

Një grup shkencëtarësh anembanë botës thonë se, edhe pse duhet të monitorohet variant BA.2.86, nuk ka gjasa të shkaktojë një valë shkatërruese sëmundjesh të rënda dhe vdekjesh duke pasur parasysh mbrojtjen imunitare të krijuar në mbarë botën nga vaksinimi dhe infeksioni i mëparshëm.

“Janë ende shifra të ulëta,” tha Maria Van Kerhove, drejtuesja teknike e OBSH-së për COVID-19, në intervistën e saj të parë në lidhje me BA.2.86.

Fakti që rastet e njohura nuk lidhen sugjeron që ai tashmë po qarkullon më gjerësisht, veçanërisht duke pasur parasysh mbikëqyrjen e zvogëluar në mbarë botën, tha ajo.

Shkencëtarët po testojnë se sa vaksinat e përditësuara të COVID-19 do të funksionojnë kundër BA.2.86. Kerkhove vuri në dukje se vaksinat ishin të mira në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes sesa riinfeksionin.

“Ne jemi në një fazë shumë më ndryshe (të pandemisë), nëse kjo do të ishte shfaqur në vitin e parë,” tha Marion Kupmans, një virolog holandez që këshillon OBSH-në.

Dr. Nirav Shah, zëvendësdrejtor kryesor i Qendrës së SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se, agjencia dhe të tjerët vunë re variantin e ri javën e kaluar, mbajtën takime me shkencëtarët gjatë fundjavës dhe lëshuan një vlerësim rreziku të mërkurën. Deri më 23 gusht, janë zbuluar nëntë raste të tilla, dhe varianti është gjetur edhe në ujërat e zeza në Zvicër.

Testet dhe barnat aktuale duket se mbeten efektive kundër BA.2.86, megjithëse varianti mund të jetë më i aftë të shkaktojë infeksion te njerëzit e vaksinuar dhe ata që kanë pasur më parë COVID-19, thuhet në vlerësim. Nuk ka ende asnjë provë që shkakton sëmundje më serioze.

Megjithatë, rreziku i mundshëm duhet marrë seriozisht, thonë ekspertët, dhe mbikëqyrja duhet të vazhdojë.

“Qeveritë nuk mund të lëshojnë pe,” tha Van Kerhove, duke shtuar se koronavirusi vazhdon të qarkullojë, të evoluojë, të infektojë dhe të vrasë njerëz.

Kështu përafërsisht duket, kur antitrupat reagojnë ndaj koronavirusit që shkakton COVID-19

Një tjetër nën-variant i COVID i quajtur EG.5 tashmë e kanë disa njerëz në SHBA.

Zinxhirët e farmacive CVS (CVS.N), Walgreens dhe Rite Aid (RAD.N) i thanë Reuters se testet molekulare në vend dhe shitjet e testeve në shtëpi ishin rritur javëve të fundit.

Sa mbikëqyrje nevojitet për të gjurmuar virusin mbetet një pyetje e hapur, thonë ekspertët e shëndetësisë, dhe vendet që zbuluan variantin e ri kanë kapacitet të fortë të sekuencës gjenomike. Sipas shifrave të OBSH-së, deri në dhjetor të vitit 2022, 84 përqind e vendeve mund të detektojnë Sars-CoV-2 brenda vendit.

Por të dhënat e dorëzuara në bazën e të dhënave ndërkombëtare, GISAID, kanë rënë në mënyrë dramatike. Në javën e parë të Omicron, u dorëzuan më shumë se 200,000 sekuenca të koronavirusit. Javën e kaluar ishte rreth 20,000.

“Kur bëjmë sekuencën tani, është si (të gjejmë) një gjilpërë në një kashtë,” tha Tajra Grouv Krauze, një epidemiologe daneze në Statens Serum Insitut, e cila identifikoi tre raste BA.2.86.

OBSH njoftoi se testimi për COVID-19 ka rënë me 90% në mbarë botën që kur pati kumin e saj. Testimi gjithashtu ka rënë në Shtetet e Bashkuara dhe sekuenca është ulur rreth 90%, tha Dr. Ashish Xha, i cili shërbeu si koordinator i përgjigjes ndaj COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë deri në qershor 2023.

Të dhënat nga pranimet në spital, vizitat në dhomën e urgjencës, vdekjet, mostrat e ujërave të zeza dhe sekuenca, përfshirë në aeroporte, ndihmuan në plotësimin e pamjes globale, tha ai.

Xha dhe të tjerët, duke përfshirë Agjencinë Evropiane të Shëndetit Publik dhe COVAX, programi global për marrjen e vaksinave për më të varfrit në botë, thanë se mbikëqyrja dhe mbrojtja ndaj COVID mund të riaktivizohen në rast të një vale të madhe infeksioni.

“Do të duhen burime; do të duhet vullnet; do t’u duhet njerëzve që të vendosin se kjo është e rëndësishme të bëhet,” tha Xha. “Por… ne pak a shumë e kuptuam se si.