Sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit me rastin e pandemisë koronavirus është e rëndësishme t’i lani duart shpesh në mënyrë që të mbroheni.
Megjithatë, në të njëjtën kohë, nëse nuk kujdesi për lëkurën, mund të krijohet kanal tjetër për hyrjen më shpejtë të baktereve dhe viruseve në organizëm.
Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme që pasi të keni larë duart, mos harroni të aplikoni krem mbrojtës, por edhe të reagoni ndaj shenjave të para të dëmtimit.
Dermatologu, Dr. Sarah Hogan nga Qendra Mjekësore UCLA, jep disa këshilla shumë praktike se si t’i lani dhe si të kujdeseni për duart dhe të trajtoni efektet e larjes së tepërt të duarve, siç janë dhimbja, skuqja, ndjesi shpimi dhe kruajtje.
Si e dëmton larja e duarve lëkurën tuaj?
Në sipërfaqen e lëkurës ka vajra dhe dyllë që e mbrojnë atë nga efektet e jashtme negative dhe e ruajnë lagështinë natyrale. Gjatë larjes së duarve me sapun prishet kjo pengesë natyrale, dhe nëse nuk aplikojmë kremin e duhur, lëkura bëhet shumë e thatë, kruhet dhe qërohet. Në raste më të rënda, vjen deri te plasaritja dhe krijimi i çarjeve.
Personat e prirur për ekzemë mund të përballen me forma më të rënda simptomash.
Si duhet t’i lajmë duart për të shmangur këtë problem?
Zgjidhni sapun të butë pa aromë për të eleminuar papastërtinë. Lani duart me ujë të ngrohtë, jo të nxehtë, për të paktën 20 sekonda, pastaj shpërlajini plotësisht dhe ujin e tepërt fshijeni me peshqir. Aplikoni krem hidratues menjëherë në duar të thata, të cilën duhet ta keni gjithmonë afër jush.
Çfarë duhet të shmangni nëse lëkura juaj është e dëmtuar?
Të gjitha produktet që përmbajnë aromë mund të irritojnë lëkurën e ndjeshme, të plasaritur. Kremrat janë më të mira se locionet, ndërsa vazelina e hidraton lëkurën në mënyrë më efektive.
Natën, para se të shkoni në shtrat, duhet të aplikoni krem hidratues dhe më pas të vishni doreza pambuku për të lejuar më tepër absorbim. Ju gjithashtu mund të vendosni maska speciale për kujdesin e lëkurës një herë në javë.