Hulumtuesit kohët e fundit kanë raportuar se një nga simptomat e koronavirusit të ri është humbja e flokëve, ndërsa i prek një numër të barabartë meshkujsh dhe femrash, ndërsa shfaqet pas stresit, shokut ose përvojës traumatike.
Një numër i madh i pacientëve, pra 64 përqind e tyre, raportuan këtë simptomë gjatë sëmundjes së COVID-19, por edhe më vonë, pasi u shëruan nga sëmundja.
Sidoqoftë, mjekët theksojnë se humbja intensive e flokëve mund të ndodhë për shumë arsye të tjera, dhe ja cilat janë ato.
- Ushqimi i dobët
Flokët, theksojnë mjekët, mund të fillojnë të bien intensivisht edhe nëse trupi nuk merr mjaftueshëm lëndë ushqyese. Sasia e pamjaftueshme e hekurit, proteinave dhe vitaminës D të marra nga ushqimi mund të ndikojnë seriozisht në humbjen e flokëve.
- Infeksioni
Infeksione të shumta si: folikuliti, dermatiti seborrheik, mund të shkaktojnë humbje të rëndë të flokëve dhe rrallime.
- Alopecia
Alopecia areata është humbja e papritur e flokëve. Konsiderohet si sëmundje autoimune ku sistemi imunitar sulmon gjëndrat e flokëve në lëkurë për arsye të panjohura dhe ndodh rënia e flokëve.
Sëmundje të tjera autoimune si lupusi, artrit, sindromi Hashimoto dhe sëmundja e Crohn gjithashtu mund të jenë shkaktarë.
- Medikamente
Disa ilaçe mund të shkaktojnë humbje të flokëve. Ky gjithashtu mund të jetë problem i përkohshëm që largohet pasi trupi të përshtatet me ilaçet.