Shkencëtarët e Institutit të Kërkimit të Kancerit në Londër kanë zhvilluar një test i cili, përmes pështymës zbulon meshkujt me rrezik në rritje të zhvillimit të kancerit të prostatës. Testi zbulon gjenet që rrisin ndjeshëm rrezikun e kësaj sëmundjeje, ndërsa janë të pranishme te 1% e meshkujve.
Vlerësohet se kanceri i prostatës paraqitet tek çdo i teti mashkull
Në hulumtim u përdorën të dhënat e 140 000 të anketuarve dhe u zbuluan 63 variacione të panjohura më parë në gjene që kanë të bëjnë me këtë lloj kanceri.
Testi i ri përdoret së bashku me më shumë se 100 faktorët e rrezikut gjenetik, të cilët janë zbuluar më herët.
Rezultatet e hulumtimit anglez, të cilat janë të botuar në revistën shkencore “Nature Genetics”, ofrojnë njohuri të reja mbi zhvillimin e kancerit të prostatës dhe rolin e sistemit imunitar.