Organizmi nuk e krijon kromin vetvetiu, por atë e merr përmes ushqimit. Ky mineral e rregullon nivelin e sheqerit në gjak, ndërsa pacientët të cilët marrin insulinë mund të zvogëlojnë nevojën për ilaçe dhe insulinë.
Kromi stimulon metabolizmin e sheqernave, forcon efektin e insulinës dhe stabilizon ekuilibrin e energjisë duke rregulluar vazhdimisht nivelin e sheqerit në gjak, kështu që shpesh rekomandohet për njerëzit me nivel të lartë të sheqerit në gjak dhe diabet të tipit 2. Kromi gjithashtu ndikon në zvogëlimin e tensionit të gjakut dhe ndihmon në humbjen e peshës.
Ky mineral është jashtëzakonisht i dobishëm për zhvillimin e muskujve dhe reduktimin e yndyrës trupore tek sportistët, sidomos për bodibilderat për shkak të efektit anabolik. Më shumë nevojë për krom kanë personat e rritur, ato të cilët nuk marrin shumë minerale gjatë të ushqyerit dhe përdorin produkte të rafinuara si sheqer të bardhë, miell të bardhë dhe kripë të rafinuar, gratë shtatzëna dhe gjidhënëse, si dhe ata që janë të ekspozuar ndaj stresit të vazhdueshëm.
Mungesa e këtij minerali në trup mund të çojë deri në shfaqjen e diabetit, nivelit të lartë të kolesterolit dhe triglicerideve, sëmundje të zemrës, ndërsa tek sportistët mund të shkaktoj reduktimin e forcës fizike dhe zhvillimin e muskujve.
Preparatet vitaminoze me krom tashmë janë të pranishme edhe në tregun e brendshëm, ndërsa të njëjtat mund të gjenden në barnatore në të gjithë vendin.