Kufizimi i kalorive si terapi anti-invazive e tumorit malinj në tru

Kufizimi i marrjes së kalorive, ul nivelet e glukozës në gjak dhe zvogëlon energjinë e karbohidrateve në dispozicion të qelizave tumorale, të cilat kryesisht mbështeten në glukozë. Qelizat normale të trurit mund të përdorin trupa ketone për energji.

Hulumtuesit në Universitetin e Bostonit zbuluan se, marrja e kalorive në një numër të reduktuara mund të kufizojë rritjen dhe përhapjen e kancerit në tru.

Shkencëtarja Laura Shelton në këtë temë shpjegon se, me ekipin hulumtues kanë arritur të studiojnë minjtë që vuajnë nga glioblastoma multiforme, forma më agresive dhe më invazive e tumorit kryesor të trurit.

Kufizimi i marrjes së kalorive, ul nivelet e glukozës në gjak dhe zvogëlon energjinë e karbohidrateve në dispozicion të qelizave tumorale, të cilat kryesisht mbështeten në glukozë. Qelizat normale të trurit mund të përdorin trupa ketone për energji.

Hulumtuesit raportojnë se si zbulimi i tyre tregon se, qelizat tumorale janë më të ndjeshme ndaj stresit të energjisë sesa qelizat e shëndosha të trurit dhe si të tilla mund të ndiqen përmes teorisë së kontrollit metabolik.

Ekspertët theksojnë se ushqimi me glukozë të ulët, por me nivel të lartë të ketoneve, mund të ketë efekt terapeutik në tumorin invaziv të trurit.

Rezultatet e hulumtimit u botuan në revistën ASN Neuro.