Këto dy variante të reja kanë shkaktuar shumicën e rasteve të COVID-19 këtë vit, sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Vetëm varianti BA.5 i omicron shkaktoi 81 për qind të rasteve të infeksionit në tetor.
Variantet BA.4 dhe BA.5 kryesisht shkaktojnë simptoma të ngjashme me të ftohtin si ethe, kollë, dhimbje të fytit, rrjedhje hundësh dhe lodhje, si dhe probleme me frymëmarrjen, thanë ekspertët.
Simptomat mund të përfshijnë dhimbje muskulore dhe diarre, ndërsa humbja e nuhatjes dhe shijes janë simptoma të rralla te pacientët me këto variante.
Duke qenë se simptomat janë më të lehta, ato mund të trajtohen në kushte shtëpie, ndaj aktualisht, sipas ekspertëve, nuk është vërejtur rritje e hospitalizimeve dhe vdekjeve.
Megjithatë, ka një rritje të numrit të të infektuarve për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit.
Ekspertët besojnë se pikërisht për shkak të simptomave të lehta, këto variante përhapen shumë më shpejt, pasi njerëzit nuk e dinë që janë të infektuar me virusin, por mendojnë se bëhet fjalë për alergji apo ftohje.