Simptomat që tregojnë për sulm në zemër, kryesisht janë dhimbjet në gjoks, molisje, lodhje, vështirësi në kryerjen e funksioneve themelore, nauze dhe tension të lartë të gjakut. Megjithatë, pak njerëz e dinë se shikimi i turbullt mund të tregojnë për sulm në zemër. Nëse papritmas nuk mund të shihni qartë me njërin ose me të dy sytë, kjo mund të nënkuptojë se keni rrezik për sulm në zemër.
Nëse shikimi i turbullt shfaqet në kombinim me simptoma të tilla si, paraliza në njërën anë të trupit, vështirësi në të kuptuarit të asaj që dikush ju thotë, konfuzion dhe humbjen e ekuilibrit, menjëherë kërkoni ndihmë. Ekspertët theksojnë se sulmi në zemër mund të ndodh në çdo moshë, por më të rrezikuarit janë njerëzit me nivel të lartë të kolesterolit në gjak dhe tensionit të lartë të gjakut.