Kujdesi ndaj buzëve në ditët e ftohta

Sipas mendimit të shumë profesionistëve, duhet të përdorni balsam bër buzët në mënyrë të kujdesshme, pasiqë në disa raste kjo gjë mund të përkeqësojë situatën, sepse me përdorimin e tepruar buzët mund të humbin aftësinë për t'u mbrojtur dhe rigjeneruar vetë.

Ditët e ftohta kërkojnë kujdes shtesë ndaj lëkurës, sidomos ndaj fytyrës dhe duarve, pasiqë këto pjesë janë më të ekspozuara ndaj të ftohtit.

Megjithatë, veçanërisht e rëndësishme është që të kujdeseni edhe ndaj buzëve – të cilat janë pjesë e ndjeshme e fytyrës.

Sipas mendimit të shumë profesionistëve, duhet të përdorni balsam bër buzët në mënyrë të kujdesshme, pasiqë në disa raste kjo gjë mund të përkeqësojë situatën, sepse me përdorimin e tepruar buzët mund të humbin aftësinë për t’u mbrojtur dhe rigjeneruar vetë.

Më së miri është që të zgjidhni balsam pa paraben, alkool, mentol, kanellë, por edhe vitaminë E, e cila, megjithëse e parandalon shfaqjen e rrudhave në buzë, megjithatë e irriton lëkurën shumë, gjë që tek shumë veta mund të përbëj vetëm problem. Është mirë që balsami të përmbajë glicerinë, vaj ulliri dhe gjalpë kakaoje, por nëse përveç këtyre përbërësve ka edhe faktor mbrojtës UV – të jeni të sigurtë se keni zgjedhur më të mirën për buzët tuaja.

Kur të bien temperaturat, është mjaftë e rëndësishme që lëkura të hidratohet, domethënë është e nevojshme të konsumohen shumë lëngje – ujë dhe çaj, por edhe të merren shumë acide yndyrore omega 3, të cilat janë më të pranishme tek peshku dhe që ndihmojnë që lëkura të prodhojë yndyrë natyrale.