Sëmundjet e mëlçisë mund të trashëgohen ose të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm që e dëmtojnë atë, si viruset dhe alkooli. Po ashtu, edhe obeziteti është i lidhur me dëmtimin e mëlçisë. Me kalimin e kohës, rezultatet e dëmtimit të mëlçisë mund të çojnë në gjendje të rrezikshme për jetën.
Simptomat e problemeve të mëlçisë:
- Ngjyra e verdhë e lëkurës dhe e syve;
- Dhimbje barku dhe ënjtje;
- Ënjtje të këmbëve dhe nyjet e këmbëve;
- Kruajtja e lëkurës, ngjyra e errët e urinës;
- Jashtëqitje me ngjyrë të zbehtë ose të përgjakur;
- Lodhje kronike, neveri dhe vjellje, humbje e oreksit.
Shkaqet:
- Infeksioni – Parazitët dhe viruset mund të shkaktojnë inflamacionin e mëlçisë dhe të zvogëlojnë funksionin. Viruset që e dëmtojnë mëlçinë mund të transmetohen përmes gjakut, marrëdhënieve seksuale, ushqimit të kontaminuar ose ujit dhe kontaktit të afërt me një person i cili është i infektuar: Infeksionet më të shpeshta janë hepatiti A, B dhe C.
- Sëmundjet autoimune – Sëmundjet kur sistemi imunitar sulmon pjesë të caktuara të trupit të cilat mund të ndikojnë edhe në mëlçi. Shembull i sëmundjeve autoimune që mund të dëmtojnë mëlçinë janë: hepatiti autoimun, ciroza biliare primare, kolangiti primar sklerozues.
- Kanceri – Në mëlçi mund të shfaqen disa lloje të kancerit. Lloji më i zakonshëm i kancerit të mëlçisë është karcinoma hepatoqelizore, e cila fillon në qelizat e mëlçisë (hepatocitet).
- Karcinoma metastatike – Mëlçia është organi në të cilin më së shpeshti metastazohen tumoret malinje të zorrës së trashë dhe rektumit, por edhe karcinoma që e kanë origjinën nga organet tjera. Rreth 25% e pacientëve me kancer të zorrës së trashë në kohën e zbulimit të sëmundjes kanë metastazë në mëlçi, pjesa e mbetur prej 25% metastaza do të ju shfaqet në tre vitet e ardhshme. Ndryshe nga metastazat e tumoreve të tjera gastrointestinale, ata të cilat vijnë nga zorra e trashë shfaqen si pasojë e ndryshimi të vetëm ose pak në numër, që mundëson heqjen e tyre përmes ndërhyrjes kirurgjikale. Për fat të keq, vetëm 20-30% e pacientëve që kanë ndryshime metastatike mund të trajtohen me ndërhyrje kirurgjikale.
- Të tjera – Mëlçinë gjithashtu e dëmton abuzimi kronik me alkoolin, si dhe grumbullimi i yndyrës në mëlçi.