Tensioni i lartë i gjakut, diabeti dhe prirja ndaj sëmundjeve trashëguese nefrologjike rrisin rrezikun e sëmundjeve të veshkave. Mirëpo edhe pa këto faktorë rreziku, shëndeti i veshkave mund të kërcënohet nga infeksionet, nga marrja e pamjaftueshme e lëngjeve, nga konsumimi i ushqime të kripura tepër, por edhe nga përdorimi i disa ilaçeve dhe shtesave dietike.
Për të mbajtur veshkat të shëndosha, përpiquni që të ndiqni rregullat e mëposhtme:
Konsumoni mjaftueshëm lëngje, më së miri ujë, por mos e teproj. Nefrologu Dr. James Simon thotë se pavarësisht besimeve, asnjë studim nuk ka provuar se rritja e konsumimit të ujit është efektive në përmirësimin e punës së veshkave. Megjithëse është mirë që gjithmonë të pihet mjaftueshëm ujë, më shumë se gjashtë deri në tetë gota në ditë nuk do të ndihmojnë që veshkat të funksionojnë më mirë.
Hani ushqime të shëndetshme. Veshkat mund të tolerojnë shumëllojshmëri zakonesh të të ushqyerit, por Dr. Simon thekson se shumica e problemeve të veshkave shfaqen si pasojë e problemeve të tjera shëndetësore, si tensioni i gjakut dhe diabeti. Për shkak të kësaj, nefrologu sugjeron që të ushqeheni shëndetshëm dhe në mënyrë të moderuar, me qëllim që të mbani nën kontroll peshën trupore dhe tensionin e gjakut.
Ushtroni rregullisht. Stërvitja është e mirë, sepse aktiviteti i rregullt fizik mund të parandalojë shtimin në peshë dhe hipertensionin. Megjithatë, kushtoni rëndësi se sa ushtroni, sidomos nëse nuk keni kondicion. Nëse ushtroni kur nuk jeni të shëndoshë dhe në formë, kjo mund të jetë e lodhshme për veshkat, thotë Dr. Simon.
Bëni kujdes me përdorimin e shtojcave dhe ekstrakteve bimore. Përdorimi i tepërt i shtojcave të vitaminave dhe disa ekstrakte bimore, mund të jenë të dëmshme për veshkat.
Mos e teproni me barnat të cilat merren pa recetë mjekësore. Tabletat të cilat merren në këtë mënyrë, si ibuprofeni dhe të tjerat, mund t’ju shkaktojnë probleme nëse përdoren rregullisht për një periudhë të gjatë kohore, paralajmëron Dr. Simon. Nëse keni veshka të shëndetshme dhe ndonjëherë përdorin ilaçe kundër dhimbjeve, ata nuk paraqesin rrezik. Por nëse merrni barna kundër dhimbjes kronike ose artritit, duhet të konsultoheni me mjekun, për të parë se çfarë ndodh me veshkat.
Nëse bëni pjesë në grup të rrezikuar, rregullisht kontrolloni veshkat. Nëse jeni me diabet ose tension të lartë të gjakut, mjeku duhet t’ju kontrollojë nëse veshkat po ju funksionojnë siç duhet.