Apikotomia paraqet procedurë kirurgjikale orale, e cila kryhet me anestezi lokale gjatë së cilës hiqet maja e rrënjës së dhëmbit, e cila është si pasojë e infeksionit brenda në rrënjën e dhëmbit. Kur për ndonjë arsye, të vij deri te depërtimi i infeksionit në kockë ndodh, mbi majën e rrënjëve shfaqet granula, domethënë, qese me qelb në rrënjë. Në disa raste procesi në dhëmb, shpejt pas shfaqjes jep simptoma akute në formën e dhimbjes së fortë dhe ënjtjes. Por në disa raste, procesi mund të përparojë ngadalë dhe të rritet në një kist dhe të arrijë përmasa të mëdha përpara se të vihet re. Procedura fillon me prerjen e mukozës së dhëmbit dhe me ngritjen e indit të butë rreth dhëmbit në mënyrë që të arrihet rrënja, dhe pastaj pastrohet i gjithë procesi patologjik në rrënjë dhe shkurtohet maja për disa milimetra.
Gjendjet më të zakonshme tek të cilat është e nevojshme ndërhyrja e tillë:
- trajtim endodontik i pasuksesshëm,
- fraktura e rrënjës së dhëmbit,
- sistem i lakuar i kanaleve.
Në varësi të rajonit ose dhëmbit ku kryhet ndërhyrja, si dhe sipas karakteristikave anatomike të dhëmbit, apikotomia mund të zgjasë nga 30 deri në 60 minuta. Kjo ndërhyrje konsiderohet të jetë më e shkurtër nëse kryhet tek dhëmbët e përparëm, ndërsa më gjatë nëse kryhet tek dhëmbët e pasmë.
Ajo çfarë duhet ti kushtohet rëndësi e veçantë pas kryerjes së apikotomisë është se, mund të shfaqet dhimbja dhe ënjtja e vendit ku është bërë ndërhyrja, prandaj këshillohet që të vendosen lecka të ftohta në vend dhe të merren analgjetik dhe antibiotik sipas rekomandimeve të dentistit.
Është e mundur ndjeshmëria e zvogëluar e indeve të buta rreth dhëmbit dhe gjakderdhja, gjë që, nëse zgjat më shumë shumë duhet të konsultoheni me mjekun që ka kryer operacionin. Pas apikotomisë duhet të konsumoni vetëm ushqime të buta dhe të lëngshme, pasiqë ushqimet e forta mund të irritojnë vendin ku është kryert apikotomia dhe të zgjas ënjtjen dhe dhimbjen. Penjët e ndërhyrjes largohen pas shtatë deri dhjetë ditëve, gjatë kësaj periudhe duhet të zhduken të gjitha simptomat postoperative.