Djersitja e natës (hiperhidroza) ndodh në çdo kohë të gjumit. Personi zgjohet nga gjumi i thellë, ndjehet sikur të jetë shumë ftohtë ose nxehtë, i lagur nga djersa në një masë të madhe. Kjo gjendje mund të çojë në çrregullime të gjumit, pagjumësi ose stres. Megjithatë, nëse diçka e tillë ju ka ndodhur disa herë, mos u frikësoni, por konsultohuni me mjekun.
Shkaqet për djersitjen e natës janë të ndryshme, më fatale është temperatura e lartë e trupit ose temperatura e lartë e dhomës ku flihet. Shkaqet më të zakonshme për këtë gjendje janë:
Menopauza – Gratë në menopauzë dhe perimenopauzë shpesh e kanë këtë problem për shkak të valëve që ju ndodhin në gjendje të zgjuar.
Hiperhidroza idiopatike – Një gjendje relativisht e rrallë dhe shpesh herë e keq diagnostifikuar, ku personi djersitet në mbrëmje pa ndonjë shkak ose çrregullim mjekësor.
Infeksione dhe inflamacione – Tek personat që vuajnë nga infeksionet ose inflamacionet e çfarëdo lloji, shpesh çojnë në djersitje gjatë natës. Në disa raste, mund të bëhet fjalë për tuberkulozin.
Barna – Kombinim i llojeve të caktuara të barnave dhe çrregullimet tjera shëndetësore mund të çojnë në djersitje gjatë natës. Antidepresantët janë një nga shkaqet më të zakonshme, por mund të jenë edhe barnat që përdoren për regullimin e funksionit të zemrës. Personat që kanë nivele të ulëta të glukozës në gjak (hipoglikemi) marrin insulinë ose barna, të cilat si kundërindikacion mund të shkaktojnë djersitje të tepërt.