Shpesh harrojmë se pastrimi i gjuhës është po aq i rëndësishëm sa edhe larja e dhëmbëve. Këtë gjë nuk na e kanë mësuar kur ishim të vegjël. Shumica e baktereve jetojnë në gjuhën, gjë që shkakton erë të keqe të gojës dhe shtresë të bardhë. Bakteret e tilla në gojë krijojnë komponime me squfur dhe janë pikërisht fajtori kryesor i erës së keqe të gojës.
Derisa flejmë sekretohet më pak pështymë dhe pikërisht kjo thatësi në gojë është e prirur për zhvillimin e baktereve. Gjatë ditës, me konsumin e ujit i cili përmban oksigjen, nuk u japim ushqim baktereve.
Përveç kësaj në erën e keqe të gojës kontribuon edhe:
- Konsumimi i alkoolit;
- Kafja, ushqimi i ëmbël dhe i tharët e zvogëlon vlerën Ph të gojës;
- Frymëmarrje me hundë;
- Konsumimi jo i mjaftueshëm i ujit.
Për të ruajtur edhe higjienën e gjuhës, është e nevojshme që me furçën e dhëmbëve çdo mëngjes të fërkoni gjuhën dhe shtresën e bardhë derisa të hiqet tërësisht. Gjithashtu, çdo mëngjes me vaj luledielli mund të bëni gargara për 10 minuta dhe pastaj pështyjeni. Ky vaj ndihmon gjatë erës së keqe të gojës dhe dhimbjet e kokës. Përtypni nenexhik të freskët ose xhenxhefil, përbërësit në këto dy bimë japin freski dhe pastërti në gojë. Pini shumë ujë, sidomos pas një vakti.
Pesë simptomat për shkak të së cilave duhet të vizitoheni te mjeku:
- Nëse gjuha është mjaft e bardhë dhe me shtresë;
- Nëse keni plasaritje në gjuhë ngjyrë rozë;
- Nëse në gjuhë ose skajet e gojës ju shfaqen afte ose ulçera me qelb;
- Nëse, pavarësisht këshillave që keni aplikuar, përsëri keni erë të keqe të gojës;
- Nëse mesi i gjuhës ka një shtresë të verdhë ose nëse shfaqen njolla të verdha në gjuhë.