Sipas disa të dhënave, rreth 23% e të rriturve jetojnë me ndjenjën e dhimbjes së shpinës, dhe 60 deri në 80% kanë të paktën një episod të kolesterolit të rrezikshëm për jetën.
Shkaktarët mund të jenë të ndryshëm nga problemet mekanike deri tek dëmtimet kurrizore siç janë ndrydhja, frakturat, sëmundjet e fituara dhe gjendjet. Ndonjëherë dhimbja mund të tregojë edhe për probleme në organizëm, kështu që është e rëndësishme të shkohet për vizitë te mjeku sa më parë që të jetë e mundur.
Humbni kontrollin ndaj fshikëzës
Mund të bëhet fjalë për sindromin e quajtur Cauda equina, ndërsa tregon bllokim të rëndë nervor që rezulton me dhimbje dhe probleme me funksionin e fshikëzës dhe zorrëve.
Dhimbja shfaqet gjatë natës
Në këtë rast mund të bëhet fjalë për infeksion të eshtrave ose për ndonjë krijim kancerogjen në shpinë, kështu që shkoni për vizitë te mjeku.
Ndjeni dhimbje therrëse
Dhimbja që shfaqet rreth shpinës dhe nuk ka asnjë arsye të veçantë që mund të sinjalizojë dështim të zemrës, sidomos nëse fillimisht është shfaqur në gjoks. Kjo lloj dhimbje e fortë dhe e papritur kërkon vizitë te mjeku.
Dhimbje në nyje
Skuqja, ënjtja, temperatura e lartë dhe dhimbja në nyje janë shenja të zakonshme të artritit. Ky term zakonisht përdoret për një grup prej rreth 100 gjendjesh reumatike.