Kur fobitë paralizojnë jetën

Një person me fobi e kupton se kjo frikë është e ekzagjeruar ose e pabazë, por përpjekjet për t'i rezistuar vetëm shkaktojnë ankth edhe më të fortë.

Fobitë janë frika të paarsyeshme dhe të paafta, të cilat shkaktojnë nevojën e fortë për të shmangur objektet ose situatat që janë burim i frikës. Një person me fobi e kupton se kjo frikë është e ekzagjeruar ose e pabazë, por përpjekjet për t’i rezistuar vetëm shkaktojnë ankth edhe më të fortë.

Nga fobitë vuajnë rreth 7% e njerëzve, ndërsa ato shpesh fillojnë që në fëmijëri.

Më së shpeshti shfaqen fobitë specifike, të cilat përfshijnë frikën ndaj shkollës, stomatologjinë, ngasjen, ujin, tullumbacet, gjarpërinjtë, obezitetin, pleqërinë, vendet e larta dhe ambientet e mbyllura.

Personi zakonisht nuk frikësohet nga vetë objekti, por nga disa pasoja të tmerrshme, si për shembull rënia nga aeroplani. Njerëzit me fobi e pranojnë se frika e tyre është e ekzagjeruar, por njohja nuk e zvogëlon frikën e tyre. Në fobitë sociale, të cilat shpesh ndikojnë tek të rinjtë, më e zakonshme është frika e poshtërimit publik. Ata që vuajnë nga kjo fobi mund të shmangin edhe ushqimin në një restorant. Shmangin diskutimet publike, argëtimin dhe tualetet publike. Situatat dhe vendet e tilla mund të shkaktojnë skuqje të faqeve, rrahje të forta të zemrës, djersitje, ethe, belbëzim ose humbje të vetëdijes. Rreth 25% e atyre që profesionalisht kanë një profesion që përfshin paraqitjet publike, luftojnë me ankthin e përhershëm të shkaktuar nga paraqitja publike me formën e fobisë sociale. Nëse fobia nuk trajtohet, pacienti mund të mbyllet në vetvete, të bëhet depresiv ose socialisht i paaftë.

SIMPTOMAT

Fobitë janë çrregullime ankthi. Ekzistojnë tri forma themelore të fobisë:

  • Nëse vazhdimisht ndjeni frikë irracionale ndaj fenomeneve, objekteve ose gjendjeve të caktuara, si gjarpërinjtë, merimangat, lartësitë, gjaku, fluturimi ose ashensori, atëherë vuani nga një fobi specifike.
  • Nëse vazhdimisht ndjeni frikë irracionale nga situatat tek të cilat personat tjerë mund të ju pyesin në detaje, t’ju kritikojnë ose t’ju vënë në siklet, ju vuani nga fobitë sociale.
  • Nëse keni frikë të largoheni nga shtëpia, të jeni vetëm ose të jeni jashtë shtëpisë, ku ndiheni sikur të jeni në një kurth ose të pa shpresë, jeni duke vuajtur nga agorafobia.