KUR FOSHNJA IME DO TË FILLOJË TË FLEJË GJATË NATËS

Kur dhe si do të arrijë fëmija një gjumë cilësor varet nga një sërë faktorësh – mosha, pesha, temperamenti, mjedisi, por kryesisht nga rutina e rregullt.

Gjatë muajve të parë të jetës së foshnjës, prindërit kanë vërtet probleme me gjumin. Gjatë kësaj periudhe është shumë e rëndësishme që foshnja të ketë ushqim të mirë, por edhe gjumë cilësor, që në mënyrë fizike, kognitive por edhe emocionale të zhvillohet. Kur dhe si do të arrijë fëmija një gjumë cilësor varet nga një sërë faktorësh – mosha, pesha, temperamenti, mjedisi, por kryesisht nga rutina e rregullt.

ÇFARË DUHET PËR NJË GJUMË TË REHATSHËM?

  • Moro-refleks (përgjigja e fëmijës ndaj shkaktarëve, si zhurmat e forta, ndryshimet e temperaturës, lëvizjet e papritura). Ky refleks zakonisht humbet në muajin e katërt
  • Të ushqyerit e shpeshtë, por edhe shtimi i peshës
  • Të ushqyerit shpesh me gji ose me orare gjatë natës
  • Rritja e aftësisë për të qetësuar (thithja e gishtit, dorës ose biberonit). E ndihmon atë të flejë më lehtë kur zgjohet gjatë natës.

KUR MUND TË PRITNI QË FOSHNJA JUAJ TË FLEJË GJATË NATËS?

Foshnjat zakonisht mund të flenë më shumë gjumë midis gjashtë dhe shtatë muajsh. Këtë do ta arrini shpejt duke eliminuar ushqyerjen gjatë natës, gjë që zakonisht ndodh gjatë kësaj periudhe. Tek foshnjat që ushqehen me gji mund të jetë pak më vonë, sepse qumështi i gjirit metabolizohet më shpejt. Sigurisht, mbani në mend se çdo fëmijë është i ndryshëm dhe ka ritmin e tij.

Përktheu dhe përshtati:S.N