Sekretimi jo i mjaftueshëm i pështymës nga gjëndrat e pështymës është gjendje e cila quhet xerostomi ose gojë e thatë. Konsiderohet si efekt sekondar anësor gjatë marrjes së disa barnave, zakonisht antidepresantët, por mund të jetë edhe simptomë e ndonjë sëmundje tjetër.
Ky çrregullim mund të shkaktojë probleme gjatë të folurit, ngrënies dhe gëlltitjes. Nëse në gojë ka pak pështymë, atëherë ushqimi përtypet më vështirë dhe gëlltitet ushqimi i fortë, në këtë mënyrë shkaktohet abrazion në gojë. Mungesa e pështymës favorizon grumbullimin e baktereve, të cilat shkaktojnë karies dhe dëmtimin e gingivës, si dhe infeksione kërpudhore.
Gjatë gjendjes së gojës së thatë, rritet rreziku i halitozës (erës së keqe të gojës), kariesi i dhëmbëve dhe sëmundjet gingive.
Xerostomia shfaqet si rezultat i funksionimit të dëmtuar të gjëndrave të pështymës, të cilat sekretojnë shumë pak pështymë. Pa marrë parasysh, nëse zgjat disa ditë ose më shumë, goja e thatë është rrezik faktor i shfaqjes së sëmundjeve në zgavrën e gojës. Me kalimin e kohës mund të përjetoni probleme me shijen, vështirësi gjatë gëlltitjes, çarje në cepat e buzëve, ndjesi shpimi dhe djegia e gjuhës.
Xerostomia e përhershme mund të shkaktohet edhe nga trajtimet radioterapike kundër kancerit të gojës, kokës dhe qafës. Njerëzit që kanë xerostomi, ndjekur nga simptoma të tjera duhet të konsultohen me stomatologun për të përcaktuar nëse këto simptoma janë shkaku i xerostomisë. Është e nevojshme që të bëhet test për të përcaktuar nëse gjëndrat e pështymës funksionojnë normalisht.