Tensioni i ulët i gjakut (hipotensioni) përkufizohet si vlerë e tensionit të gjakut e cila është më e ulët se pritja normale për një person të caktuar në kushte të caktuara dhe është nocion relativ. Vlerat e tensionit të gjakut ndryshojnë në varësi të aktivitetit, moshës, barnave dhe gjendjes shëndetësore.
Pyetja se sa i ulët duhet të jetë tensioni i gjakut që gjendja afatgjate e tensionit të ulët të gjakut të konsiderohet se sëmundje – hipotension kronik me simptoma ose cilësi të reduktuara të jetës.
Hipotensioni përcaktohet me tensionin e ulët të gjakut ndër vlerën 100/60 mmHg, i matur disa herë në kushte spitalore me simptomat (lodhje, çrregullimi i gjumit, marramendje, humbje ndjenjash, ankth ose depresion, ndjesia e rrahjeve të forta të zemrës, djersitje) dhe mungesa e sëmundjeve tjera.
Përveç tensionit të ulët të gjakut (hipotensioni primar) tek i cili nuk mund të gjendet shkaktari, ekziston edhe hipotensioni sekondar i cili shkaktohet nga sëmundjet, gjendjet dhe medikamentet e ndryshme, si dhe gjendje akute me rënien papritmas të tensionit të gjakut, ku më i zakonshëm është hipotensioni ortostatik dhe hipotensioni postprandial (shfaqet tek një numër njerëzish menjëherë pas ngrënies dhe më i zakonshëm është tek të moshuarit, të cilët përndryshe kanë tension të lartë të gjakut, si dhe tek ato me çrregullime të caktuara të sistemit autoimun nervor).
Tensioni i ulët i gjakut rrallë herë është tregues i çrregullimeve serioze shëndetësore, trupi përshtatet me të dhe shpesh nuk shkakton simptoma.
Problemi shfaqet kur tensioni bie papritur, truri dhe organet tjera jetësore mbeten pa furnizim me gjak dhe nuk kanë kohë për t’u përshtatur. Në këtë rast mund të ketë marramendje, dobësim të trupit, çrregullime të shikimit por edhe humbja e shkurtër e vetëdijes (sinkopa).
Sëmundja diagnostikohet në bazë të historisë mjekësore, ekzaminimit fizik dhe rezultatet nga ekzaminimet tjera klinike. Diagnoza e cakton mjeku i familjes, specialist-internist, ose në rastet më të rënda kardiologu.
Trajtimi varet nga lloji i hipotensionit dhe ashpërsia e simptomave. Qëllimi është që tensioni i gjakut të rivendoset në vlerat normale dhe të largohen simptomat. Nëse ekziston gjendja mjekësore e cila çon në tension të ulët të gjakut, e njejta duhet të trajtohet. Gjendja largohet në varësi të moshës, gjendjes shëndetësore dhe të përjashtohen ose ndryshohen barnat që çojnë në hipotension, domethënë nëse gjendja lejon marrjen e një ilaçi të ri.