COVID-19 provokon reagim të fortë imunitar tek shumica e njerëzve, por disa studime të fundit kanë treguar që numri i antitrupave tek ata që janë rikuperuar nga virusi ka rënë në muajt pas infektimit. Këto gjetje çuan në spekulime se rezistenca ndaj virusit nuk zgjati shumë, duke shuar shpresat se mund të zhvillohej një vaksinë efektive. Sidoqoftë, shumë shkencëtarë tani pohojnë se ky shqetësim është i ekzagjeruar, thotë analiza e Scientific American.
Studim u zhvillua me një grupi të vogël pacientësh në Kinë, botuar në revistën Nature më 18 qershor të këtij viti, zbuloi se niveli i antitrupave gjatë shërimit u ul në mënyrë të konsiderueshme te pacientët simptomatikë dhe asimptomatikë me COVID-19, dhe se antitrupat në 40 përqind të pacientëve asimptomatikë nuk mund të zbulohen fare.
Verzioni i studimit nga shkencëtarët anglezë, i cili akoma nuk është i shqyrtuar, i publikuar në internet në mes të korrikut, zbuloi se niveli i antitrupave ra në mënyrë të konsiderueshme gjatë një periudhe prej disa muajsh pas infeksionit dhe se ata që përjetuan simptomat më të buta gjatë sëmundjes kishin më pak antitrupa. Një studim i vogël i fundit i botuar më 21 korrik në New England Journal of Medicine zbuloi një “rënie të shpejtë” të antitrupave midis individëve që kishin simptoma të buta të COVID-19.
Rezultatet e studimeve të përmendura mund të tingëllojnë keq, por disa ekspertë për Scientific American thonë se këto pika nuk janë aq të frikshme sa mendohej fillimisht, se disa pika në numrin e antitrupave janë normale dhe të pritura, dhe se ato antitrupa janë vetëm pjesë e historisë së imunitetit. Ata shtuan se provat nga studimet e viruseve të tjera dhe infeksioni me koronavirusin e ri të administruar te kafshët, japin shkak për optimizëm.
Scientific American thekson se vetëm studimet gjatësore të personave të infektuar me koronavirusin e ri, do të tregojnë nëse antitrupat ofrojnë mbrojtje afatgjatë.
Ekzistojnë dy lloje të imunitetit tek njerëzit – i fituar dhe i lindur. Imuniteti i lindur reagon në të njëjtën mënyrë ndaj çdo agjenti të dëmshëm. Imuniteti i fituar zhvillohet në kontakt me patogjenët dhe i nevojitet një kohë e caktuar për t’u zhvilluar. Antitrupat, si dhe limfocitet T dhe B, veprojnë si pjesë e imunitetit të fituar. Ata e njohin atë dhe pastaj luftojnë agjentin e dëmshëm, ndërsa mund të krijojnë kujtim për të, në mënyrë që personi në rast të kontaktit të përsëritur të mposhtet më shpejt dhe më lehtë. Disa antitrupa, të njohur si antitrupa neutralizues, mund të lidhen në një pjesë specifike të patogjenit dhe ta çaktivizojnë atë. Shkencëtarët besojnë se prania e këtyre antitrupave te ata që kanë pasur dhe janë rikuperuar nga COVID-19 mund të nënkuptojë se janë imun ndaj sëmundjes.
“Sapo personi të rezistojë ndaj infeksionit, antitrupat pritet të kthehen në nivelin fillestar. Nëse ai person infektohet përsëri, limfocitet B mund të urdhërojnë prodhimin e më shumë antitrupave. Mbase niveli fillestar do të jetë i mjaftueshëm për të luftuar infeksionin. Ajo që ne nuk duam ta shohim është se antitrupat bien në zero pas dy javësh. Sinqerisht, kjo do të ishte shumë e papritur. Por fakti që antitrupat bien me kalimin e kohës nuk është tronditës”, Ania Weinberg.