Meqenëse punojnë pa ndërprerje, nëpër to kalojnë 180 litra gjak çdo ditë. Kjo do të thotë se plazma jonë pastrohet 60 herë brenda ditës. Nga kjo sasi e madhe, 99% kthehet në qarkullim, ndërsa vetëm rreth një litër e gjysmë sekretohet në formën e urinës.
“Nga këto të dhëna është e qartë se veshkat janë të ekspozuara ndaj baktereve dhe toksinave, të cilat në mënyra të ndryshme kanë hyrë në qarkullim, më shpesh përmes tretjes. Infeksionet e traktit urinar janë shumë të zakonshme. Vështirë se ka burra ose gra që nuk kanë hasur ndonjëherë në inflamacionin e prostatës ose fshikëzës. Inflamacionet e patrajtuara mund të përhapen edhe në veshka, duke shkaktuar inflamacion akut ose kronik, thekson Prim. Dr. Dalibor Çiçin, urolog.
“Inflamacioni akut karakterizohet nga temperatura e lartë trupore, ethet dhe dhimbjet e shpinës. Simptomat e inflamacionit kronik nuk janë aq dramatike, por me kalimin e kohës çojnë në rënien graduale të funksionimit të veshkave. Kjo karakterizohet nga nauzeja, të vjellat, humbja e oreksit, dobësimi i përgjithshëm, dhimbje të muskujve. Shpesh herë janë të dukshme edhe ënjtjet e nyjeve dhe presioni i lartë i gjakut”, shpjegon Prim. Dr. Dalibor Çiçin.