Simptomat e para të infeksionit viral ose bakterial zakonisht janë dhimbjet e fytit, ndërsa varësisht nga ajo se çfarë e shkakton këtë dukuri të pakëndshme, ajo mund të zgjasë për një kohë të shkurtër ose të na shqetësojë për disa ditë dhe të shëndërohet në një problem shëndetësor për shkak të së cilit do të duhet të kërkojmë ndihmë mjekësore. Inflamacioni i fytit mund të shkaktohet nga infeksioni viral ose bakterial.
Pavarësisht nga lloji i inflamacionit të fytit, mjaftë e rëndësishme është që të parandalohet dehidrimi, në mënyrë që fyti vazhdimisht të jetë i lagët.
INFLAMACION I FYTIT I SHKAKTUAR NGA NJË INFEKSION VIRAL
- Shfaqet gradualisht
- Në fillim karakterizohet nga ndjesi të lehta të picikimit në fyt, e cila më vonë përhapet
- Gëlltitja zakonisht vështirësohet
- Pasohet nga teshtitja dhe kollitja
- Trajtohet pa ndihmën e mjekut, duke përdorur pije të nxehta, pastile, propolis ose ilaçe të tjera shtëpie
INFLAMACION I FYTIT I SHKAKTUAR NGA NJË INFEKSION BAKTERIAL
- Shfaqet befas
- Fyti është i kuq, i ënjtur dhe i dhimbshëm
- Varësisht nga ashpërsia e infeksionit, është e mundur që të vijë deri te ënjtja e nyjeve limfatike në zonën e qafës
- Gëlltitja është shumë e vështirë
- Shfaqja e njollave të bardha tek bajamet
- Humbja e zërit dhe ngjirja
- Inflamacioni bakterial mund të shoqërohet me rritjen e temperaturës trupore, humbjen e oreksit dhe dobësinë e përgjithshme
- Trajtohet me ndihmën e mjekut, zakonisht me përshkrimin e antibiotikëve të përshtatshëm
Në varësi të asaj se cila pjesë e fytit është prekur, inflamacioni ndahet në:
- Inflamacion i fytit (pharingitis)
- Inflamacion i bajameve (tonsillitis )
- Inflamacion i laringut dhe kordave vokale (laringitis)