Kur organizmi ka mungesë fibrash bimore

Ushqimi i pasur me fibra e ul nivelin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak, parandalon formimin e hemorroideve dhe kancerin në zorrën e trashë, si dhe përdoret për të trajtuar kapsllëkun.

Ushqimi i pasur me fibra ka përfitime të shumta shëndetësore. Ushqimet e pasura me antioksidantë, bëjnë që ndjeheni të ngopur për një kohë të gjatë dhe e rregullojnë tretjen.

Ushqimi i pasur me fibra e ul nivelin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak, parandalon formimin e hemorroideve dhe kancerin në zorrën e trashë, si dhe përdoret për të trajtuar kapsllëkun. Për shkak se ato ngopin, fibrat ndihmojnë edhe në humbjen e peshës dhe janë pjesë e pashmangshme e të ushqyerit e shëndetshëm.

Shumica e njerëzve nuk marrin sasinë e nevojshme të fibrave përmes të ushqyerit të përditshëm. Femrat kanë nevojë për të paktën 25 gram fibra në ditë, ndërsa meshkujt 30 deri në 38 gram në ditë.

Për fat të mirë, trupi është i aftë të sinjalizojë kur ka mungesë fibrash. Në vijim janë disa nga shenjat e sigurta që tregojnë se organizmi është i varfër me këto materie ushqyes të rëndësishme:

  • Tretja e dobët;
  • Kolesteroli i lartë;
  • Niveli i lartë i sheqerit në gjak;
  • Mbipesha.

Burim i fibrave 

Burimi më i mirë i fibrave janë të gjitha llojet e bishtajoreve, si dhe kumbullat e thata, fiqi dhe frutat e pyllit. Fibrat gjithashtu gjenden edhe te perimet me gjethe jeshile, karrotat, kërpudhat, kungulli, patatet, misri, artiçokë, shpargu, frutat dhe drithërat me kokrra të plota.