Kur shfaqen gurët në traktin urinar?

Shumë studime klinike kanë vërtetuar se personat me mbipeshë trupore dhe që nuk marrin mjaftueshëm lëngje janë të ekspozuar ndaj rrezikut të shafqjes së gurëve në traktin urinar.

Gurët e traktit urinar janë sëmundja e tretë më e zakonshme e këtij sistemi të organizmit, pas infeksioneve të traktit urinar dhe sëmundjeve të prostatës. Më shpesh shfaqen tek meshkujt e moshës 40-60 vjeçar. Gurët janë një nga shkaqet e shfaqjes së dhimbjes në veshka (dhimbje barku), e cila konsiderohet si një nga dhimbjet më të forta.

Edhe lëvizjet e lehta të gurëve në veshka mund të shkaktojnë dhimbje të tmerrshme, të cilat shpesh krahasohen me dhimbjet e grua gjatë kohës së lindjes. Shumë studime klinike kanë vërtetuar se personat me mbipeshë trupore dhe që nuk marrin mjaftueshëm lëngje janë të ekspozuar ndaj rrezikut të shafqjes së gurëve në traktin urinar.

Simptomat e shfaqjes së gurëve në traktin urinar janë: dhimbje në formën e dhimbjes së barkut, si dhe dhimbje në pjesën lumbale e cila përhapet në drejtim të ijeve. Dhimbja është shumë e fortë, mund të zvogëlohet në mënyrë spontane dhe të forcohet përsëri. Një nga simptomat tipike është edhe gjaku në urinë, gjë që shumë shpesh ndihmon në diagnostikimin e gjendjes. Nëse shfaqet simptomë si, ethet atëherë kërkon reagim të shpejtë dhe heqjen e gurëve. Shpesh shfaqen edhe të vjellat dhe neveri.

Parandalimi

Me praktikimin e këtyre tre zakoneve të thjeshta, do të ndihmoni që veshkat të funksionojnë siç duhet dhe do të parandaloni shfaqjen e gurëve.

Pini shumë ujë

Dehidrimi është shkaku kryesor i shfaqjes së gurëve në veshka. Rekomandohet që një gotë ujë të pihet në çdo orë, sidomos në ditët e verës, kur temperaturat janë shumë të larta dhe shpejt vjen në humbjen e lëngjeve në trup. Shenjat e dehidrimit janë lodhja, humbja e oreksit, lëkura e thatë, intoleranca e nxehtësisë, urina e verdhë e errët, kollë e thatë.

Ulni marrjen e kripës

Kjo gjë do të zvogëlojë kalciumin në urinë, pasi rritja e sasisë së kalciumit është gjithashtu shkaku i shfaqjes së gurëve. Fillimisht largoni kripën nga tryeza, dhe mos i kriposni shum ushqimet e juaja. Shmangni konsumimin e ushqimeve me shumë kripë: mish të përpunuar, instant supat, patate të skuqura dhe ushqim të shpejtë.

Hani më shumë citruse

Portokalli, citroni, limoni, mandarina janë të pasura me nitrate, të cilat ndikojnë pozitivisht në shëndetin e traktit urinar.

Diagnostifikimi

Për diagnostifikimin e kësaj gjendje, përdoret një gamë e gjerë e metodave diagnostikuese, përfshirë edhe ekzaminimin klinik, radiografi në traktn urinar, eko, urografi intravenoze (shqyrtim me kontrast në traktin urinar). Pacientët të cilët kanë dhimbje të forta, dhe kur shqyrtimet me kontrast janë të pamundura, atëherë si metodë diagnostikuese përdoret tomografia kompjuterike.