Ngjyra e lëkurës, thonjtë që thehen, problemet e gojës – duken të parëndësishme, por në fakt tregojnë për probleme më të mëdha. Sigurisht, nuk duhet të krijohet panik e madhe për një thua të thyer, por është mirë të dini t’i njihni shenjat që ju paralajmërojnë për diçka më serioze kur është në pyetje shëndeti.
Thonjtë dhe flokë të thyeshëm
Nëse thonjtë dhe flokët janë të dobët dhe thyhen lehtë, është e mundur që të keni mungesë të vitaminës B. Gjithashtu, kjo mund të tregojë për anemi ose probleme me gjëndrën tiroide. Sigurisht, nëse shpesh përdorni llak për thonjtë ose hekurin e flokëve, problemi mund të vijë edhe nga to.
Mishi i dhëmbëve që rrjedh gjak
Nëse gjatë pastrimit të dhëmbëve pështyni gjak, kjo do të thotë se keni mungesë të vitaminës C. Gjithashtu, kjo mund të jetë shenjë e gingivitit, inflamacioni i mishit të dhëmbëve, i cili mund të shndërrohet në një problem serioz. Mishi i dhëmbëve mund të rrjedh gjak edhe për shkak të mirëmbajtjes së dobët të higjienës orale, ose nëse përdorni brushë dhëmbësh të fortë.
Ngërçe të këmbëve
Nëse shpesh ndjeni dhimbje në këmbë, atëherë kjo mund të nënkuptojë se trupi juaj ka nevojë për kalium ose magnez. Shkak për këtë mund të jetë aktiviteti i tepërt fizik, ndërsa ngërçe mund të shkaktojnë edhe medikamente të caktuara.
Kruajtja e lëkurës
Kjo mund të nënkuptojë që keni lëkurë të thatë, por gjithashtu mund të tregojë edhe për ndonjë alergji nga ushqimi. E rëndësishme është që të vëreni se kur në fakt u fillon kruarja dhe të shihni nëse ka ndonjë arsye që lidhet me të.
Era e keqe e gojës
Në rregull, ju mund vetëm të keni ngrënë hudhër, por nëse jo, atëherë është diçka e dyshimtë. Era e keqe e gojës mund të jetë si pasojë e inflamacionit të mishit të dhëbëve, kariesit, por gjithashtu mund të jetë edhe shenjë se nuk keni mjaftueshë pështymë në gojë, kështu që duhet të pini ujë më shpesh.
Përgjumja
Jeni vazhdimisht të lodhur pa marrë parasysh sesa keni fjetur, ju vazhdimisht jeni të përgjumur. Kjo gjithashtu mund të jetë shenjë e anemisë apo e çrregullimeve të gjëndrës tiroide. Shkak mund të jetë edhe ushqimi i varfër, diabeti ose stresi. Nëse, pavarësisht lodhjes së vazhdueshme, ju ndiheni edhe të pakënaqur, të trishtuar, shkaku mund të jetë depresioni.