Disa nga shkaktarët më të shpeshtë të stresit janë marrëdhëniet me partnerin, problemet e natyrës financiare ose problemet e vendit të punës. Megjithatë, presioni në ambientin e punës, në disa raste mund të jetë i dobishëm dhe na ndihmon të bëjmë më të mirën. Por ky presion ndalon së pasuri efekt pozitiv kur arrin një nivel të caktuar dhe kur shëndërohet në stres, çfarë ndodh kur nuk mund t’i përballim mentalisht kërkesat të cilat janë vendosur para nesh, domethënë trupi fillon të reagojë.
Mjekët theksojnë se stresi është “mënyra në të cilën trupi reagon ndaj presionit të jashtëm, të cilin e përjetojmë si barrë dhe është shqetësues për ne”.
SIMPTOMAT E STRESIT
EMOCIONALE
- Ndiheni sikur të jeni zhytur plotësisht në siklet
- Shpërtheni lehtë dhe reagoni në mënyrë të ekzagjëruar ndaj gjërave të vogla
- Keni ankth ose jeni të frikësuar
- Nuk keni vetëbesim
MENTALE
- Mendimet ju fluturojnë
- Vazhdimisht jeni të shqetësuar
- Vështirë përqendroheni
- Vështirë merrni vendime për çfarëdo qoftë
FIZIKE
- Kokëdhimbje
- Tendosje dhe dhimbje të muskujve
- Marramendje
- Probleme me gjumin
- Oreksi i shtuar/i zvogëluar
- Lodhje e vazhdueshme
Krejtësisht pa stres nuk mund të jetojmë, pasiqë ritmi i jetës moderne thjesht nuk e lejon atë. Por ekziston një mënyrë për ta përballuar më lehtë stresin. Provoni ushtrimet e frymëmarrjes, bisedoni me miq të ngushtë ose me anëtarët e familjes, të cilët mund t’ju ndihmojnë t’i shikoni problemet e juaja nga një perspektivë tjetër. Kushtojini vetes pak kohë, planifikojeni javën paraprakisht, duke shtuar kështu në orarin tuaj diçka që ju bën të lumtur dhe që ju relakson. Dedikojuni ndonjë hobi dhe një periudhe kohore ku asgjë nuk do të ju bëj të ndjeheni fajtorë. Ushtroni rregullisht, hani shëndetshëm dhe fleni mjaftueshëm. Nëse këto këshilla për vetë-ndihme nuk funksionojnë, kërkoni ndihmë profesionale.