Kur veshkat shkatërrohen pa simptoma – insuficienca renale

Dështimi i veshkave fillimisht mund të mos japë simptoma. Shqetësues është fakti se pacienti mund të humbë deri në 90% të funksionit të veshkës pa ndjerë ndonjë shenjë ose simptomë.

Dështimi i veshkave (insuficienca) është gjendje e cila mund të shfaqet si  reaksion i një gjendje të veçantë akute, e cila dëmton veshkat ose është rezultat i ndonjë sëmundje kronike që mund të shkaktojë funksion të zvogëluar.

Duke pasur parasysh se veshkat luajnë rol të rëndësishëm në funksionimin e të gjithë organizmit, ata bëjnë filtrimin e gjakut dhe eliminojnë produktet e panevojshme nga trupi, balancojnë elektrolitet në trup dhe stimulojnë formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe kontrollojnë nivelin e tensionit të gjakut, shfaqja e dështimit të veshkave mund të ndikojë seriozisht në shëndetin e përgjithshëm të pacientit. Në rastet kur njëra veshkë të ndaloj së funksionuari, funksionin e plotë të veshkave e kryen veshka tjetër e shëndoshë. Në rastet kur janë të prekura të dyja veshkat dhe sëmundja zbulohet vonë, këta pacientë zakonisht përfundojnë në dializë, si dhe janë kandidatë potencial për transplantim të veshkave.

Gjendjet më të zakonshme që mund të çojnë në uljen e funksionit dhe dëmtimin e veshkave janë:

  • Vëllimi i zvogëluar i gjakut si rezultat i gjakderdhjes;
  • Dehidratim (gjatë vjelljes, diarresë, ethe, djersitje);
  • Futja jo e mjaftueshme e lëngjeve;
  • Marrja e diuretikëve – ilaçet për shkarkimin e ujit nga trupi përmes urinimit. Ilaçet tjera përfshijnë barnat anti-inflamatore jo steroide dhe një grup të caktuar të antibiotikëve;
  • Qarkullimi i çrregulluar i gjakut për shkak të obstruksionit të enëve të gjakut, të cilat i  furnizojnë me gjak veshkat;
  • Sepsis – gjendja e një infeksioni të fortë, ndaj të cilit sistemi imunitar reagon fuqishëm.

Simptomat

Dështimi i veshkave fillimisht mund të mos japë simptoma. Shqetësues është fakti se pacienti mund të humbë deri në 90% të funksionit të veshkës pa ndjerë ndonjë shenjë ose simptomë. Me zhvillimin e sëmundjes shfaqen simptomat si pasojë e pamundësisë për të rregulluar ekulibrin e ujit dhe elektroliteve në organizëm, largimin e toksinave nga trupi, por shfaqet edhe prodhim jo i rregullt i qelizave të kuqe të gjakut.

  • Urinim i reduktuar ose ndërprerja e plotë e urinës brenda 24 orëve;
  • Dobësi;
  • Mungesa e ajrit;
  • Ënjtje;
  • Rritja e aciditetit të trupit;
  • Lodhje;
  • Humbja e oreksit;
  • Të vjella;
  • Disorientim;
  • Ngërçet e muskujve.

Trajtimi i insuficiencës renale lëviz në tre drejtime. E para është një trajtimi konservativ për të normalizuar ekuilbrin e përbërësve të gjakut – mbi të gjitha, kontrollin e kaliumit dhe kalciumit në gjak. Nëse trajtimi konservativ nuk jep rezultat, pacientët janë kandidatë për dializë ose në rastin e fundit kryhet transplantimi i veshkave.