Ky është kopshti më i mirë në botë: Fëmijët luajnë në baltë, ngjiten në pemë, gatuajnë në zjarr!

Nuk ka mot të keq, ka vetëm rroba të gabuara - kjo është motoja e këtij kopshti

Kopshti “Fables and Dwarfs” në Dorset, Angli, mori notat më të larta nga Zyra për standardet në arsim, pasi fëmijët në vend që të luajnë me arritjet teknologjike, ato mësojnë të përdorin sharrën dhe zjarrin. Edhe pse sot standardet e sigurisë janë më strikte se kurrë më parë, specijalistët e arsimit kanë vendosur të mbështesin pedagogët, të cilët janë këmbëngulës në luftën për fëmijëri të mbushur me natyrë dhe me sfidat që ajo i ofron.

Ky kopsht gjendet midis pyllit dhe nuk ka as ujë për të pirë e as rrymë. Gjashtë edukatorët i mbikëqyrin fëmijët kur ato ngjiten në pemë, presin perime dhe gatuajnë drekë në zjarr të hapur.

 

Inspektorët e Zyrsë ishin të kënaqur sepse fëmijët falë qëndrimit të tyre ambiente të hapura, treguan një nivel shumë të lartë të vetëbesimit dhe pavarësisë. 

 

“Fëmijët janë jashtëzakonisht të motivuar me një gamë të gjerë sfidash dhe përvojash mësimore. Derisa eksplorojnë mjedisin natyror pyjor, ato i përkushtohen totalisht të mësuarit”, shkruajtën në raport.

Fëmijët e kalojnë kohën jashtë, pa marrë parasysh se si është koha, me shi ose me erë, sepse kopshti udhëhiqet nga motoja: “Nuk ka kohë të keqe, ka vetëm rroba të gabuara”.

Fëmijët mesatarisht, një ditë e kalojnë pranë zjarrit duke kënduar këngë, duke ndërtuar koliba dhe duke shkelur nëpër pellgje. Matematikën e mësojnë me ndihmën e degëve, ndërsa gjethet dhe lëvoren e drunjëve e përdorin për të krijuar vepra arti. Ata gjithashtu kultivojnë bimët e tyre dhe gatuajnë bukë.

 

 

Sa fillon shiu i veshin palltot e shiut dhe çizmet prej gome dhe fillojnë të “fshihen” nën tendat e degëve. 

Kopshti ekziston që nga viti 2007 dhe u themelua nga Kirstin Freer

“Ne besojmë se fëmijët janë aq të lumtur, aq sa janë të afërt me natyrën, në të cilën mësojnë më së miri. Unë u rrita duke bërë kamping me familjen në natyrë, edhe fëmijët e mi gjithashtu, por kuptova se shumë fëmijë nuk kishin përvoja të tilla. Shumë fëmijë janë tërësisht të shkëputur nga natyra dhe rriten në katër mure, të rrethuara nga teknologjia moderne. Ne përpiqemi të edukojmë adoleshentë të cilët nuk do të bezdisen lehtë, por do të jenë në gjendje të vlerësojnë botën rreth tyre”, tha Kirsten në një rast.


Shihni edhe disa fotografi të tjera: