Për shkak të rregullave globale për prezantime në distanca fizike për shkak të koronavirusit të ri, shkalla e rasteve të gripit është në një rekord të ulët, tregojnë të dhënat paraprake, duke sinjalizuar se masat kanë ndikim të paparë në sëmundjet e tjera infektive. Në Kinë, ku filluan masat e karantinës së pari, raportet e reja të infeksioneve përfshirë shytat, fruthin dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme tregojnë një rënie të konsiderueshme, si pasojë e së cilës numri i personave të infektuar nga gripi po bie mjaftë shumë.
Numri i infeksioneve të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë në baza mujore që nga fillimi i karantinës ka rënë me 90 përqind, me një mesatare prej rreth 290 000 raste në muaj në 23 000. Sistemi Kanadez i Mbikqyrjes së influencës gjithashtu raportoi nivele jashtëzakonisht të ulta të gripit, si dhe vende të tjera që raportojnë të dhëna në baza javore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Australinë.
Në raportin e saj të fundit javor, portali i sëmundjeve infektive të Koresë së Jugut raportoi një rënie prej 83% në krahasim me vitin e kaluar.
“Ne kemi shkallën më të ulët të infeksioneve virale ndonjëherë për këtë kohë të vitit. Zakonisht kemi reparte plot fëmijë me vështirësi në frymëmarrje në këtë kohë të vitit, gjatë dimrit, por këtë vit repartet janë kryesisht bosh”, thekson Ben Marais, ekspert i sëmundjeve infektive në Sidnej.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) vlerëson se ka tre deri në pesë milion të sëmurë kritikë dhe deri në 500 000 vdekje nga gripi sezonal në nivel global.