Lakra largon dhimbjet dhe ënjtjet, si asnjë ilaç tjetër!

Ekzistojnë sëmundje të caktuara të cilat, mund të shërohen në mënyrë efektive nëpërmjet lakrës

Përveç që përdoret si ushqim, lakra gjithashtu mund të quhet edhe magnet i cili i “heq” sëmundjet nga organizmi ynë. Nëse ndjeni dhimbje në krahë apo këmbë, më së miri do të ishte që gjethet e lakrës t’i vendosni në vendin që ndjeni dhimbje, t’i mbështillni dhe të qëndrojnë kështu gjatë natës.

Gjëndra tiroide është një nga gjëndrat më të rëndësishme të organizmit. Ajo stimulon rritjen, metabolizmin e duhur dhe funksionimin e traktit digjestiv. Për të funksionuar normalisht, është mirë që gjethet e lakrës t’i vendosni në qafë. Qafën mbështjelleni me fashë ose shall, dhe të tillë lëreni që të veproj gjatë natës.

Ndonjëherë dhimbjet e kokës i atribuohen tensionit të syve, stresit dhe lodhjes. Duke vendosur gjethe lakre në ball, ju do të mund të lehtësoni dhimbjet e kokës të shkaktuar nga stresi. Në mënyrë që gjethet e lakrës të mos mund të lëvizin, vendosni një kapele ose shall.

Shumica e grave përjetojnë dhimbje të gjinjëve gjatë kohës së gjidhënies.

  • Vendoseni gjethe lakre në gjinjë dhe lehtësoni dhimbjet.

Lakra gjithashtu mund të përdoret edhe gjatë ënjtjeve.

  • Nga gjethet e lakrës largoni pjesën e fortë dhe lini vetëm gjethet, të cilat më pas do t’i vini në zonën e ënjtur dhe pastaj do ta mbështillni. Është mirë që gjethet e lakrës të ndërrohen çdo 4 orë, por sa më e madhe të jetë ënjtja, aq më shpesh duhet të ndërrohen gjethet e lakrës.