Hulumtimet e bëra tek 50 gra të shëndetshme gjatë dhe pas periudhës së lindjes, treguan se 44 % e tyre kanë pasur dridhje gjatë kohës së lindjes dhe 30 minuta pas lindjes.
Edhe pse, pas lindjes duhet të ndiheni të “relaksuara” dhe të emocionuara, mos u habitni nëse trupi juaj dridhet në mënyrë të pakontrolluar. Pavarësisht nëse keni lindur në mënyrë normale (vaginale) ose me prerje cezariane, është krejtësisht normale që trupi juaj të dridhet, madje edhe një orë pas.
Dridhja pas lindjes nuk është e rrezikshme, por mund të jetë e pakëndshme dhe pak e çuditshme
Dridhjet janë më të zakonshme nga sa mendoni
Dridhjet pas lindjes janë shumë të zakonshme, por për të cilat flitet pak, ndoshta sepse ato zakonisht kalojnë mjaft shpejt dhe mund të jenë një surprizë për shumë gra. Hulumtimet e bëra tek 50 gra të shëndetshme gjatë dhe pas periudhës së lindjes, treguan se 44 % e tyre kanë pasur dridhje gjatë kohës së lindjes dhe 30 minuta pas lindjes.
Pse ndodhin dridhjet pas lindjes dhe sa të zakonshme janë ato?
Gjinekologia Petra Podobnik Bërleçiq, për “24 orë” shpjegon për se, dridhjet pas lindjes janë të zakonshme tek shumica e femrave. Gjegjësisht, pas stresit të madh fizik dhe mendor, trupi fiziologjikisht relaksohet duke aktivizuar muskujt e thellë që dridhen dhe kështu “stresi i akumuluar” lirohet nga trupi, duke e sjellë njeriun në një gjendje më të qetë.
“Duke pasur parasysh se lindja është një procedurë stresuese që mund ta rraskapit plotësisht trupin, lehonave duhet t’u shpjegohet se nuk duhet të shqetësohen për dridhjet, por thjesht duhet ta lënë atë të kalojë vetë dhe në këtë mënyrë trupi do të relaksohet”-thotë Dr. Podobnik Bërleçiq .
Dridhjet pas lindjes janë shumë të zakonshme, por për të cilat flitet pak, ndoshta sepse ato zakonisht largohen mjaft shpejt dhe mund të jenë një surprizë për shumë gra.
Nuk janë të rrezikshme
Dridhja pas lindjes nuk është e rrezikshme, por mund të jetë e pakëndshme dhe pak e çuditshme, veçanërisht nëse dhëmbët tuaj kërcasin ndërsa përpiqeni të flisni me fëmijën tuaj. Nëse keni dridhje, sigurohuni që t’i njoftoni mamitë, pasi ato mund të ndihmojnë, për shembull duke ju ofruar batanije të ngrohta për të lehtësuar dridhjet. Disa nëna shqetësohen se mbajtja e foshnjës gjatë dridhjes do ta dëmtojë atë, por dridhjet e trupit nuk do ta dëmtojnë fëmijën – ato në fakt do ta qetësojnë të porsalindurin!
Ju ende mund ta përqafoni fëmijën
Ajo për të cilën duhet të shqetësoheni është siguria e foshnjës, d.m.th mbajtja e foshnjës të sigurt, dhe nëse spitali ka mbrojtëse për rreth shtratit, kërkoni që t’i ngritin ato. Dridhja duhet të ulet brenda një ore, por në raste të rralla mund të vazhdojë edhe pas kësaj. Sigurohuni që të diskutoni çdo problem me mjekun tuaj dhe të raportoni çdo dridhje që vazhdon për një periudhë të gjatë kohore, pasi mund të jetë një tregues i ndonjë sëmundje apo infeksioni.
Përktheu dhe përshtati:S.N