Lëkura e ndjeshme shoqërohet nga skuqja, irritimi dhe karakterizohet nga hiperaktiviteti. Vetëm në respektimin e brishtësisë së saj mund të përmirësohet ndjenja e rehatisë së lëkurës së ndjeshme.
SIMPTOMAT
Reaksion ekstremisht i fortë i lëkurës
Lëkura e ndjeshme është më e ndjeshme ndaj agresorëve të jashtëm dhe karakterizohet nga reaksionet jashtëzakonisht të forta, të cilat zakonisht tolerohen. Mund të njihen nga shenjat e intensitetit të ndryshëm. Për shembull, lëkura vuan nga skuqja dhe thumbimi, si dhe ndiqet nga tendosja, nxehtësia, kruajtja dhe djegia.
BURIMET
Nuk ekziston vetëm një lloj i lëkurës së ndjeshme
Faktorë të ndryshëm, të izoluar ose të kombinuar, mund të shpjegojnë arsyet për këtë ndjeshmëri. Ata mund të jenë:
- Natyra vaskulare – shoqërohet me brishtësinë e enëve të gjakut nën ndikimin e disa faktorëve të jashtëm, si konsumimi i ushqimit me erëza dhe alkooli.
- Pasojat e ndikimit të mjedisit – era, thatësia, moti i ftohtë dhe ndotja mund të shkaktojë ndjenjën e thumbimit (pickimit) ose djegies.
- Kontakti – reagimi i lëkurës mund të shkaktohet me aplikimin e diçkaje që përmban përbërës të cilët vështirë tolerohen.
- Atopike – lëkurë që vuan nga kjo lloj ekzeme është e ekspozuar ndaj hiperaktivitetit.
TRAJTIMI
Qëllimi: Hidratimi i lëkurës dhe reduktimi i ndjeshmërisë së saj
Për kujdesin e lëkurës intolerante dhe rehatinë e saj ditore e nevojshme është që të ndërmerren hapat e mëposhtme:
- Lehtësisht të pastrohet lëkura me produktet që e respektojnë ekuilibrin fiziologjik të epidermës (shtresën sipërfaqësore të lëkurës).
- Përdorimi i produkteve për kujdesin ndaj lëkurës së ndjeshme të fytyrës, si dhe mjete qetësuese si hap i parë i freskimit të lëkurës në mëngjes dhe pas aplikimit të makiazhit.
- Përdorimi i ujit termal të pasur me selen.
- Zgjedhja e makiazhit hipoalergjenik që hidraton lëkurën dhe zvogëlon ndjeshmërinë e saj.