Lëkura është pasqyra e shëndetit: Nëse i vëreni këto 7 shenja, menjëherë shkoni tek mjeku

Kruarja mund të jetë shenjë e diabetit ose ndonjë infeksioni. Ndonjëherë, kruarja mund të shkaktohet nga nivelet e larta të bilirubinës ose kreatininës, ndërsa ato mund të jenë gjithashtu edhe simptoma të sëmundjes së mëlçisë ose të veshkave.

Lëkura është pasqyra e shëndetit. Shpesh shenjat që na i dërgon i injorojmë, por nuk duhet ta bëjmë këtë. Këto janë paralajmërimet që nuk duhet t’i injoroni…

1.Aknet

Problem i zakonshëm i adoleshentëve ose njerëzve me lëkurë të yndyrshme. Por nëse aknet u shqetësojnë për një kohë të gjatë, mund të jetë një çekuilibrim hormonal. Kontrolloni gjëndrën tiroide.

2. Lëkura e thatë

Mund të jetë vetëm një reagim gjatë të ftohtit, por nëse lëkura juaj është shumë e thatë dhe kur është koha e nxehtë, atëherë mund të keni çrregullim të gjëndrës tiroide ose diabet.

Kruarja mund të jetë shenjë e diabetit ose infeksionit

3. Kruarje

Kruarja mund të jetë shenjë e diabetit ose ndonjë infeksioni. Ndonjëherë, kruarja mund të shkaktohet nga nivelet e larta të bilirubinës ose kreatininës, ndërsa ato mund të jenë gjithashtu edhe simptoma të sëmundjes së mëlçisë ose të veshkave.

4. Njolla/alergji

Edhe pse kjo shpesh ndodh si rezultat i ekspozimit të tepërt ndaj diellit, mund të tregojë se jeni alergjik ndaj disa barnave ose ndonjë infeksion viral.

5. Qafë dhe sqetulla të errëta

Këto shenja mund të tregojnë shfaqjen e diabetit. Shpesh njerëzit mendojnë se është si rezultat i papastërtisë ose alergjisë ndaj diçkaje, por shpesh nuk ka të bëjë me të. Vizitoni mjekun.

Skuqja e fytyrës mund t’i referohet lupusit

6. Rrathë të verdhë rreth syve

Shfaqja e rrathëve të verdhë rreth syve lidhet kryesisht me kolesterolin dhe mjaft shpesh ka të bëj me sasi abnormale të yndyrës në trup.

7. Skuqje e vazhdueshme

Faqet dhe zona rreth hundës janë vazhdimisht të kuqe dhe nganjëherë u kruhen? Kjo është shenjë e sëmundjes së brendshme lupus, e cila ndikon në veshka, mëlçi dhe zgavrën e gojës. Detyrimisht vizitoni mjekun.