Lëngu i lakrës mbron stomakun

Lëng i freskët i lakrës është një antioksidant i fortë i pasur me vitaminë C, mirëpo përmban edhe aminoacidin glutaminë.

Ky aminoacid i rëndësishëm në lëngun e freskët të lakrës pastron zorrët dhe rigjeneron mukozën e të traktit të tretjes. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse keni helikobakter ose nëse vuani nga refluksi, acidet ose gjendje e cila i parapin shfaqjes së ulçerës në zorrën dymbëdhjetgishtore. Lëng i lakrës mund të pihet çdo ditë, por tek disa njerëz mund të shkaktojë fryrje.

Mund të përdoret çfarëdo lloj lakre, por duhet të dini se lakra e kuqe përmban një përqindje më të lartë të antocianinës – antioksidant ky që mbron qelizat e trurit nga dëmtimi i radikaleve të lira.

Mënyra më e lehtë për të fituar lëngun e lakrës është që të përdorni shtrydhësen e frutave. Pini një decilitër lëng lakre, tre herë në ditë para ngrënies, gjithmonë duke përgatitur sasi të freskët të lëngut. Nëse lëngu qëndron në ajër, atëherë ai do të oksidohet dhe kështu do të humbas vetitë shëruese. Mund të kombinohet edhe me karrota, por nuk duhet të shtoni përbërës të tjerë, si kripë, limon ose ndonjë lloj erëze.