Bananet janë ushqyese, sigurojnë energji, sidomos gjatë trajnimit dhe stërvitjes. Në mungesë të kohës për të përgatitur një vakt, e mjaftueshme është konsumi i një bananeje dhe organizmi sigurohet me materiet e nevojshme ushqimore si kaliumi, magnezi, vitamina B6 dhe C. Bananet njihen gjithashtu edhe për faktin se, e rrisin disponimin dhe energjinë, e forcojnë imunitetin dhe e ulin nivelin e kolesterolit. Por lëvorja e bananes, e cila zakonisht hudhet, është një thesar i vërtetë.
Ja disa këshilla se si mund të përdoret lëvorja e bananes, në shërbim të shëndetit dhe bukurisë:
Analgjetik natyral
Lëvorja e bananes është analgjetik natyral, i cili ndihmon që të shpëtojmë nga disa dhimbje të caktuara në trup. Në rast lëndimi ose në rast se ndjeni dhimbje për ndonjë arsye, mjafton që vendin ku ndjeni dhimbje ta fërkoni me lëvoren e bananes, derisa të ndjeni lehtësime.
E njëjta gjë vlen edhe për pickimet e insekteve, të cilat shpesh shkaktojnë kruajtje ose djegie të lëkurës. Vendin ku jeni pickuar fërkojeni me lëvoren e bananes dhe lëreni të veprojnë aq sa është e nevojshme deri në qetësimin e plotë të lëkurës.
Lëkurë elastike
Lëvorja e bananes është e pasur me antioksidantë dhe ka efekt kundër plakjes së lëkurës. E hidraton, e ushqen dhe e përmirëson elasticitetin. Me fërkimin e përditshëm të lëvores së bananes në fytyrë, sidomos rreth syve, zbuten rrudhat, zvogëlohet inflamacioni dhe skuqja.
Mjafton që para se të fleni gjumë, fytyrën dhe qafën t’i fërkoni me lëvoren e bananes dhe ta lini që të veprojë gjatë gjithë natës. Kjo metodë është mjaftë e dobishme edhe për psoriazën – kruajtje dhe skuqje. Dy herë në ditë fërkojeni vendin ku ndjeni dhimbje dhe lëreni të veprojë për një orë dhe pastaj lajeni atë. Këtë metodë përdoreni edhe për lythat.
Zbardhja e dhëmbëve
Nëse dëshironi t’i zbardhni dhëmbët në mënyrë të thjeshtë, natyrale dhe të lirë, merrni lëvoren e bananes dhe fërkojini dhëmbët për disa minuta pas larjes së rregullt. Rezultatet do t’i shihni pas dy javësh përdorim të rregullt.