Lirisht konsumojini për darkë – Këto tre ushqime janë të pasura me proteina dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

Megjithatë, kini parasysh se vakt juaj i fundit duhet të jetë në një kohë të përshtatshme.

Këto ushqime janë të pasura me acide yndyrore omega-3 dhe proteinat, ju ngopin, por nuk ju bëjnë të shtoni në peshë. Ajo që duhet të dini është se nëse i konsumoni për darkë, shpejt mund hiqni kilogramët e tepërt. Megjithatë, kini parasysh se vakt juaj i fundit duhet të jetë në një kohë të përshtatshme.

Peshku

Ai është i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe proteina. Personat që kanë mungesë të acideve yndyrore omega-3 nuk bëjnë gjumë të qetë, këtë gje e shkakton ushqimi jo i shëndetshëm. Situatë e ngjashme është e me mishin e pulës. Përgatiteni atë në skarë, gatuajeni ose piqeni pa yndyrë dhe kështu konsumojeni atë. Proteinat do t’ju ngopin shpejt dhe do të djegin yndyrën gjatë kohës që ju fleni.

Arrat

Arrat e rrisin nivelin e magnezit, por gjithashtu ngopin me acide yndyrore omega-3. Do t’ju ndihmojnë të fleni mirë dhe do të ulni rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe diabetit. Janë ideale për darkë, sepse edhe ata ngopin njejtë si bajamet.

Produktet e qumështit 

Qumështi është i pasur me kalcium. Një hulumtim i kryer tek femrat të cilat ishin para menopauzës, por që konsumonin ushqime të pasura me kalcium, treguan se humbën sasi të konsiderueshme të depozitave yndyrore. Përveç që ndihmojnë në shkrirjen e yndyrës, kalciumi përmirëson edhe gjumin. Ju gjithashtu mund të kombinoni, për shembull, produktet e qumështit me mish dhe arra – rezultatet nuk do të mungojnë.